Dy punonjës të bashksië Kolonjë, Gjergji Bendo 26 vjeç dhe Lentin Sulo 29 vjeç, kanë rënë ditën e djeshme në prangat e policisë, të cilët akuzohen për veprën penale të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Nuk është hera e parë që punonjës të këtij institucioni, akuzohen për vepra të ndryshme penale, pasi dhe më herët janë ndaluar të tjerë për veprimtari kriminale.
Sigurisht, që këta punonjës reflektojnë sjelljen e kryebashkiakut Erion Isai, që dhe ai është akuzuar nga qytetarët dhe nga KLSH-ja për vepra të ndryshme të korrupsionit, aferave dhe paligjshmërisë.
Arrestimi i dy punonësve të bashkisë Kolonjë, është kronikë e një dështimi të paralajmëruar në këtë institucion, pasi me menaxhimin e bërë nga ana e kryebashkiakut Isai, në Kolonjë jo vetëm që nuk është mirëadminsitruar në dobi të qytetarëve, por përkundrazi është afirmuar një grup potencialisht i rrezikshëm për vlerat e këtij komuniteti, të cilët promovojnë veprimtarinë kriminale si rutinë administrative.
Për këtë, para se të flasë verdikti i qytetarëve më 14 maj, të cilët dosmosdoshmërisht do të ndryshojnë modelin e drejtimit, duhet të reagojnë dhe institucionet ligjzbatuese duke vënë para përjegjësisë dhe titullarin që është menaxheri i veprimatrëisë së tyre të trafikimit.