Cilat jane rreziqet qe cenojnë sigurine?
A kemi frike dhe si ndikon frika mbi lirine e njeriut? C’rol luan shteti ne sherbim te vlerave te lirise? Marredheniet esenciale midis lirise dhe sigurise dhe pse cenimi i njëres sjell rrenimin e tjetres? A eshte demokracia nje sistem qe prodhon siguri dhe cili eshte roli i shtetit per mbrojtjen e lirive themelore te individit?
Siguria eshte sot ne qender te debatit politik ne nivel global. Ajo eshte nje koncept qe ve ne levizje te gjithe mekanizmat per ruajtjen e vlerave te sistemit demokratik nga rreziqet, demet dhe fatkeqesite. Si te gjitha vlerat e sistemit, edhe siguria eshte ne proces te permiresimit te vazhdueshem, eshte pjese integrale e zhvillimeve politike dhe ekonomike dhe kushtezohet nga faktore te ndryshem te mjedisit social dhe natyror. Cilesia e saj percaktohet ne menyre te vecante nga niveli i realizimit te lirive thelbesore te njeriut.
Siguria, si nje element thelbesor eshte trajtuar qe ne shekullin e XVI, kur filozofet e teorise mbi shtetin, Thomas Hobs dhe Xhon Lok, e vendosen ate ne fokusin e marredhenieve midis shtetit dhe individit. “Ne rast se nuk ekziston shteti, atehere cdonjeri ka te drejte te beje gjithcka dhe ne menyre qe te nderpritet lufta e cdonjerit kunder tjetrit”,- u be e nevojshme nje kontrate sociale, per domosdoshmërine e fjalës dhe te mendimit te lire brenda shtetit sovran, midis individeve nga njera ane dhe shtetit monopol, ne anen tjeter.
Kjo teori u zhvillua me vone nga filozofi i madh holandez Baruch de Spinoza, i cili ne menyre universale perkufizoi funksionet e shtetit midis lirise dhe sigurise se njerezve:
“Qellimi final i shtetit nuk eshte, te qeverise, te mbaje njerezit nen frike, ose te mposhte rrezikun e huaj, por shume here me i madh, t’i cliroje ata nga frika, ne menyre qe secili te jetoje i sigurte dhe e drejta natyrore e tij, te jete, te mbrohet dhe te veproje pa dem per veten dhe te tjeret. Qellimi i shtetit eshte ne fakt, Liria”.
Edhe sot pas pese shekujsh, ideja gjeniale e Spinozes, sherben si nje teme e gjere ne diskutimet mbi marredheniet midis Lirise, Sigurise dhe funksionit te shtetit. Ne kete kendveshtrim, politologet perendimore mbrojne pikepamjen se “shteti nuk eshte nje qellim ne vetvete, por ai ka funksione sherbimi, – ai ju sherben ne mundesite e fundit lirive njerezore, me te cilat ai nderton paqen dhe sigurine, duke i cliruar njerezit nga frika e tyre, – ne menyre te vecante, nga frika e krimit, dhunes dhe vrasjes… “
Por cfare jane liria dhe siguria ne terma konkrete dhe perse dimensionet e ketyre koncepteve themelore jane kaq te rendesishme ne jeten e njeriut?
Liria eshte nje koncept qe perfshin dimensionet kulturore, psikologjike, sociale dhe politike dhe eshte nje nga konceptet qendrore te historise intelektuale njerezore. Ky koncept, sot eshte ne diskutim te vazhdueshem dhe ne kete menyre ne nje ndryshim te perhershem per te krijuar liri akoma edhe me te medha….
Siguria eshte nje koncept qendror per vlerat e demokracise. Opinionet rreth ketij koncepti jane pjese e diskutimeve te ndryshme, ndersa politologet perendimore e kane perkufizuar sigurine si “ nje element thelbesor ne te gjitha sferat e jetes publike dhe nevojat themelore te te gjitha sistemeve natyrore dhe shoqerore. Si pjese konstituive e rendit politik demokratik, siguria eshte baza per planifikimin dhe veprimin njerezor”. Siguria eshte nje madhesi inferiore ndaj ndryshimeve te vazhdueshme dhe per kete arsye ajo eshte pjese e diskutimeve te panderprera te eksperteve dhe te politikes.
Disa shembuj te thjeshte:
Kur dy njerez goditen me mjete te forta, ose sulmojne njeri – tjetrin me arme, ata jane duke zgjidhur forcerisht problemet me njeri-tjetrin, ndersa kalimtaret e rastit largohen me vrap, pasi aty dominon frika dhe pasiguria. Kur perpara kembeve tona na shfaqen femije dhe te moshuar qe shtrijne doren duke lypur, mendja na shkon tek njerzit qe meritojne nje siguri njerezore “edhe me njerezore”. Ne rast se bie zjarr ne nje zone te banuar, menjehere mendojme rrezikun afer shtepise tone. Nese dikund shperthen nje bombel gazi, mendja na shkon menjehere tek certifikimi teknik ose gabimi njerezor. Kur flasim per te drejten e jetes, trishtohemi nese shohim kronika me vrasje. Ngujimi nga frika e hakmarrjes, na sjell ndermend disa njerez qe ne kerkim te sigurise, kane izoluar vetveten, duke hequr dore nga lirite e tyre. Nese akuzat me sharje, fyrje dhe denigrim te njeri-tjetrit, te aktoreve ne tempullin e demokracise, jane nje gje e mire, atehere perse edhe njerezit t’mos sillen po ne kete menyre ne jeten e perditshme? Ne ndonje rast, kur degjojme perdorimin e gjuhes se forces dhe te urrejtjes, mendja na shkon tek “tipat e forte”, te cilet i perdorin keto mjete per te realizuar qellimet e tyre, nepermjet frikes tek pala me e dobet…..
Duke u nisur nga keta shembuj te thjeshte dhe te tjere, ndoshta edhe me te komplikuar te jetes se perditshme, duhet te hyme ne zemer te problemit qe shqeteson sot shoqerine tone. Armet pa leje dhe kronikat me grabitje e vrasje, perbejne nje dominim te frikes mbi lirine. Me qindra viktima te shkaktuara nga fatkeqesite kombetare gjate ketyre 20 vjeteve, si dhe vrasjet, gjakmarrja, ngjarjet e dhimbshme te regjistruara neper aksidente ne det, ne toke, ne rruget automobilistike, mbi shinat hekurudhore etj, jane gjithashtu nje shqetesim qe shtrojne perpara opinionit dilemen, perse liria e jetes duhet te paguhet kaq “lire”? Mos valle eshte demokracia, ajo qe vret? A e kuptojne shqiptaret e etur per liri, kufirin e lirise? Cili eshte funksioni i shtetit, si nje monopol mbi lirite tona apo si nje fuqi absolute per t’i lejuar dhe per t’i mbrojtur lirite e gjithsecilit, deri ne piken e fundit? Mos valle jemi duke krijuar nje format specifik Liri-Siguri-Liri, ndryshe nga formati universal i vlerave te demokracise?
Pasiguria i ka rrenjet tek frika dhe rreziku. Frika si gjendje psiko-sociale dhe emocionale e njeriut, ka ndikim te drejperdrejte mbi lirine individuale. Frika e kufizon dhe izolon njeriun nga realiteti i lirive themelore. Ajo eshte aq e vjeter sa vete jeta njerezore dhe jeton sebashku me te. Ne kohen e sotme, karakteri objektiv dhe shkalla e frikes, percaktohen kryesisht nga gjendja e mjedisit social ekonomik, i cili vjen tek njeriu nepermjet rrjetit te dendur te informacionit, prej kronikave te zeza dhe krimit, prej varferise dhe semundjeve, prej papunesise dhe urise, prej ndotjes dhe fatkeqesive natyrore, prej gabimeve njerezore dhe veprimeve arbitrare, prej represionit politik, konfliktit social dhe padrejtesive, te cilat bashkejetojne “mire” me mjedisin e pandeshkueshmerise, korrupsionit, dhe vulgaritetit te dites.
Panorama sociale e frikes e c’vesh njeriun nga dinjiteti, i heq atij mundesine te konsideroje lirite e tij brenda kontrates sociale me shtetin dhe, duke kaluar nen heshtjen shoqerore, behet gjithnje e me e frikshme per gjendjen e sigurise ne nje vend qe aspiron integrimin me merite ne hapesiren Euro-Atlantike.
Ne boten e sotme moderne urbane, asnje individ nuk preferon te levize, te punoje apo te jetoje ne nje vend te pasigurte. Ambienti i pasigurte ngjall gjithnje ndjenjen e frikes dhe kufizon lirite individuale. Pasiguria, shpeshhere behet shkak per nderprejen e nje veprimi, per mbylljen e nje aktiviteti apo ndermarrje te caktuar, per mbylljen e njerezve ne shtepi per ndryshimin e vendbanimit etj.
Historia jone, nepermjet paradokseve te tilla si ne zhvillimet dramatike te viteve 97, 98 dhe 2011, te cilat u paraprine nga lufta e ashper politike dhe gjuha e urrejtjes midis paleve, eshte nje produkt i pakontestueshm i politikes konfliktuale, e cila ne momente ekstreme rrezikon shuarjen e funksioneve te shtetit. Ky stil i gjate komunikimi pozite-opozite dhe anasjelltas, krijon nje trysni te rrezikshme mbi vlerat e demokracise dhe jep efekte negative ne dimensionin e sigurise publike. Disa prej ketyre zhvillimeve jane shoqeruar edhe me nderyrjen e forcave paqeruajtese nderkombetare, te cilat kane deshmuar se faktori nderkombetar, jo vetem e vlereson por investon ne menyre te vazhdueshme sigurine publike te shoqerive demokratike. Nuk ka asnje formacion politik, shoqeror, ekonomik apo social ne vendin tone qe t’mos kete provuar pasojat rrenimtare te sigurise ne krizat ekstreme politike gjate ketyre dy dekadave.
Si cdo marredhenie, edhe marredheniet midis Lirise dhe Sigurise, jane ceshtje besimi ne kontraten sociale me shtetin e se drejtes. Kjo do te thote se nga njera ane, vete njerezit duhet te kupojne kufirin e lirive, “liria jote mbaron, aty ku fillon e drejta ime”, dhe nga ana tjeter, shteti te marre persiper pergjegjesite e sigurise. Ne vendet e zhvilluara disponimi ligjor dhe moral i shtetit per zgjerimin e sigurise eshte kaq funksional, sa ka hapur edhe dilemen se zgjerimi i sigurise, ndonjehere ka krijuar pasiguri te metejshme. Risite e vazhdueshme te teknologjise, perhapja e mjeteve te komunikimit dhe zhvillimi i kibernetikes kane sjelle nevojen e nje ekuilibri te ri midis te drejtave civile nga njera ane (privatesia, liria e komunikimit, liria e shprehjes dhe e tubimit, intimiteti i shtepise etj) dhe masave parandaluese te shtetit nga ana tjeter (censura, pergjimet, kontrolli i baneses, kontrolli trupor me dedektor, etj). Por, qe nga sulmet terroriste te 11 shtatorit 2001, eshte verejtur nje tendence e theksuar per ashpersimin e ligjeve, me qellim ruajtjen e dimensionit te sigurise, nga kercenimi latent terrorist, qe mund te jene ne kundershtim me te drejtat e lirise. Shterngimi i masave te sigurise dhe sidomos i kontrollit trupor neper aeroporte, ka hapur shume debate, aq sa kritiket e shohin kete si nje pushtim te intimitetit te trupit te njeriut.
Duket paradoksale se si ne vendet me demokraci te zhvilluar, shteti eshte viktime e suksesit te vet. Duke zgjeruar lirite individuale ne nje diapazion te gjere dhe drejtesine e tij sovrane, shteti ka krijuar gjithashtu nevoja edhe me te medha per sigurine e shoqerise. Pas sulmeve terroriste mbi demokracite perendimore, siguria perben nje sfide te madhe per mbrojtjen e tyre nga rreziqet potenciale si terrorizmi, ndotja apo fatkeqesite natyrore. Eshte legjendare ironia e historise me Oto Shilin, ish Minister i Brendshem i Republikes Gjermane 1998-2005, i cili gjate nje manifestimi te Unionit Humanist kunder ashpersimit te ligjeve, ne vitin 1978, pati thene: ”Nuk luftohen armiqte e ligjit me degradimin e tyre dhe nuk mbrohet liria me kufizimin e saj”.
Me kete qasje te qarte, e cila e njeh ndervaresine midis Lirise dhe Sigurise, Spinoza shkon ne qender te ceshtjeve qe diskutohen sot:
Si mund te zgjidhet paradoksi, se nga rreziqet potenciale, shteti ben nderhyrje ne hapesirat e lirise, duke kufizuar vete lirine? Mirepo, ne boten e sotme te zhvilluar, te levizjes se lire dhe te perafrimit te popujve me njeri-tjetrin, tema rreth ketyre marredhenieve, vazhdon te jete akoma ne qender te diskutimeve per sigurine globale.
Kerkesat qe ka komuniteti nderkombetar dhe pretendimet e vendit tone per integrimin ne bashkesine euro-atlantike, shtrojne ne plan te pare nevojen e diskutimit te formatit Liri-Siguri, duke startuar nga vlerat themelore te lirise. Ndonese keto vlera jane te percaktuara ne aktin themelor te shtetit, historia e hidhur e vetegjyqesise ka hapur edhe ajo faqen e saj. Nje numer jo i vogel njerezish, e kane me te lehte te vendosin vete fatin e te drejtave dhe lirive te tyre, se sa te trokasin ne dyert e drejtesise, aty ku duhet te vuloset formati i te drejtave. Ne kete menyre edhe drejtesia luan rolin e saj per nivelin e sigurise, por kjo eshte ceshtje besimi. Nese sistemi yne i drejtesise eshte perfolur, nga mjediset me te thjeshta deri ne nivelet me te larta te parlamentit europian, ky besim eshte akoma i zbehte.
Siguria nuk eshte nje ceshtje me te cilen duhet te merren vetem forcat e sigurise, apo vetem njerezit e drejtesise. Ajo eshte shume me teper se kaq dhe perfshin te gjithe aktoret e jetes politike, shoqerore, ekonomike dhe sociale te vendit. Diemensioni i saj fillon nga lirite themelore te individit dhe nuk ka fund. E drejta natyrore per jeten, e drejta per pune, e drejta per sherbim shendetesor, e drejta per arsim, e drejta per mjedis te paster, e drejta per t’u mbrojtur etj, jane vetem disa te tilla, me te cilat shteti nderton paqen dhe harmonine sociale, per t’i mbrojtur njerezit nga frika,- ne menyre te vecante nga frika e dhunes, krimit dhe vrasjes…Por shteti, nga ana e tij, akoma nuk ka arritur t’i ktheje ato ne te drejta te prekshme per nje pjese te konsiderueshme te njerezve. Nga ana tjeter shteti, ketu e 20 vjet eshte karakterizuar kryesisht nga fryma e partishmerise, militantizmi, korrupsioni, padrejtesite dhe kultura e pandeshkueshmerise, tipare keto qe frenojne vete shtetin ne kryerjen e funksioneve te veta…
Sic e thame edhe ne fillim te ketij shkrimi, koncepti i lirise dhe sigurise jane koncepte themelore te sistemeve demokratike. Ato jane vetem fillimi i funksionit te shtetit ne kontraten sociale me shtetasit e vet.
Dhe si per ironi te fenomenit, ne anen tjeter, ne vend te rishikimit te ligjit per kufizimin e armeve dhe te kufizimit te perdorimit te tyre, pajisja me arme e disa zyrtareve dhe biznesmeneve, eshte nje nevoje per me shume siguri per politikanet dhe zyrtaret tane te mandatuar, pikerisht nepermjet lirise tone, tanime jo te drejtperdrejte, per te plotesuar 140 vendet e parlamentit!!!?
“Ata te cilet do te heqin dore nga lirite thelbesore, ne menyre qe te fitojne nje siguri te perkohshme, nuk meritojne as lirine dhe as sigurine dhe do t’i humbasin te dyja”, – thote ne nje citim Benjamin Franklin.











