Kandidati i PD-së për kryetar bashkie të Tiranës, Belind Këlliçi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dënojnë me votë kryebashkiakun Erion Veliaj.
Këlliçi nënvizon se nëse nuk përmbushen premtimet brenda mandatit katërvjeçar, atëherë ato kanë qenë gjepura dhe humbje kohe për kryeqytetin dhe qytetarët.
“Albumi i takimeve në Farkë e Petrelë. Faleminderit të zotëve të shpisë që na pritën krahëhapur!
Dëgjojmë nga njëri-tjetri të ngrihen çështje me vlerë, për të cilat unë dhe ekipi im do të rikthehemi me një paketë zgjidhjesh.
Programi ynë do të jetë i orientuar drejt zgjidhjeve afatshkurtra.
Një kryebashkiak i mirë duhet të marrë përsipër të realizojë objektivat brenda 4-vjeçarit, përndryshe dënojeni me votë.
Premtimet përtej afateve të mandatit janë gjepura dhe humbje kohe për Tiranën!”, ka deklaruar Këlliçi.











