InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Butrinti në fokusin e ditës

26 Shkurt, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
Butrinti në fokusin  e ditës

Nga Ferit Hoxha

“BUTRINTI”, ishte kryefjala e kësaj fundjave në një nga sallat e hotel “PLAZA” Tiranë, në të cilën u mbajt simpoziumi i organizuar nga Shoqata “Rrënjët tona” në bashkëpunim me “Aleancën për Mbrojtjen e Butrintit”.

Me praninë e shumë profesorëve, akademikëve, pjesëtarëve të shoqërisë civile, kryetarëve të shoqatave atdhetare e shumë të pranishmëve të tjerë, u promovua një nga librat më me vlera për shoqërinë shqiptare “BURTINTI” (aty ku errësohet dhe ndriçohet historia e vërtetë e Epirit), me autorë Prof. Sazan Guri dhe Prof. Stefan Pinguli.

Jemi mësuar tashmë e na është bërë rutinë promovimi i librave me poezi, tregime apo edhe në gjini të tjera letrare, por e veçanta e këtij libri ishte mënyra se si ai vjen në syrin e lexuesit.

Që në titull kuptojmë që nuk është një libër që veç ndjell me botën e autorit, por është një libër që me fakte historike na fut e na kthen pas në kohë, na mbërthen e na nxit kureshtjen për dëshmitë e të vërtetat historike që përcjell e që jo të gjithë i dimë.

Ishin të shumta diskutimet nga profesorë, avokatë, historianë dhe akademikë të ardhur deri nga përtej kufirit si: Mali Zi, Dardani, Iliridë etj.

Vlen për t’u theksuar se më shumë se një promovim libri ky event ia kushtoi vëmendjen mbrojtjes së Butrintit dhe të vendeve të tjera me vlera historike, që përcaktojnë më së miri indentitetin tonë kombëtar që në gjenezën e vet, si dhe evidentimin e vlerave që përmban Butrinti, ky amfiteatër, kjo qytezë kaq e vogël, por me një domethënie të madhe për Kombin Shqiptar.

Butrinti si një nga indentitetet tona kombëtare ishte në qendër të diskutimeve, duke sjellë prova dhe fakte të pakundërshtueshme për të sqaruar mbarë opinionin publik e organet përgjegjëse, se përse shoqëria civile e kundërshton me forcë dhënien e kësaj pasurie kombëtare me koncension.

Kjo nismë ka nisur 9 muaj më parë, pikërisht atëhere kur doli në “treg” Butrinti, kjo pasuri me vlera historike, arkeologjike, turistike e kulturore e kjo “tregti” u bë pa marrë në konsideratë mendimin profesional të ekspertëve e studiuesve të historisë e arkeologjisë në fushat përkatëse.

U ndjeva i nderuar jo vetëm për faktin që isha i ftuar në këtë simpozium, por më gëzoi fakti që isha i shoqëruar nga një pjesë e mirë e anëtarëve të Kryesisë për Grupin e Deputetëve të Parlamentit Shpirtëror me Qendër në Diasporë Dega Shqipëri, pikërisht për të përmbushur një nga pikat e programit të këtij forumi që ne përfaqësojmë, në përputhje me idealet tona, për çështjen kombëtare.

Tashmë akademikët dhe historianët e kane thënë fjalën e tyre, e kanë përmbushur me studime të mbështetur në fakte dhe argumente konkrete dhe sot me një bindje të plotë, kjo u “certifikua” me firmosjen e peticionit për ruajtjen e trashëgimisë sonë tokësore dhe kulturore.

I takon mbarë opinionit publik, ne të gjithëve që ta mbështesim e ta forcojmë këtë kauzë, si një iniciativë mbarëkombëtare, për t’u thënë “STOP” anarshistëve, mediokërve, ligjvënësve dhe ligjzbatuesve që vetë flasin, vetë firmosin e vetë vulosin pa pyetur për pasojat e humbjen e asaj që ne vetë rrisim, pa pyetur për efektin që ngjall te ne të gjithë shitja e vlerave kombëtare.

Ne sot mbështetëm jo thjesht Sazanin, Stefanin, Aulonin, Neritanin e shumë studiues dhe akademikë të tjerë, por secili prej nesh kuptoi më së miri se duhet të japë kontributin e tij individual e institucional (si dhe nëpërmjet shoqatave që përfaqësojnë), për të vazhduar deri në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët, atë të mbrojtjes së vlerave dhe aseteve kombëtare.

Traditat e vlerat tona historike, folklorike e kulturore ne dimë t’i ruajmë vetë. E kush më mirë se të zotët e shtëpisë, atyre që dinë gjer në grimcë lindjen, krijimin e zhvillimin e traditës do ta ruanin me fanatizëm këtë?

Thirrja e ne të gjithëve është: “Na lini që vlerat tona t’i ruajmë me duart tona”, sepse veç ai që e lind, di ta ruajë e ta trajtojë me dashuri krijesën e pasurinë e tij.

Ka shumë gjëra që ju pushtetarë mund të bëni më së miri, bëni ato që duhet të bëni për të mirën tonë të përbashkët e na lini edhe ne të bëjmë atë që dimë ta bëjmë më së miri, ndoshta edhe më mirë se ju, sepse ne nuk shikojmë përfitimin nga çmimi të asaj që shitet, por shohim vlerën që bart në trup kjo pasuri mbarëkombëtare.

Vlerat nuk shiten, meritë ata që i kanë dhe që dinë t’i ruajnë!

Për Grupin e Deputetëve të Parlamentit Shpirtëror me Qendër në Diaspore, Dega Shqipëri,
Kryetari Ferit Hoxha!

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër
Aktualitet

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër

25 Mars, 2026

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com