Nga Qamil Gjyrezi
E fillova këtë opinion muzikologjik me titullin trombisti Ilir Dedja dhe V Celisti Osman Kuriqi dy muzikantët avangardë mbasi kanë lënë gjurmë në instrumentët e tyre. Në histtorinë e muzikës shqiptare kombetare dhe lokale ka shumë muzikantë që në vite kanë krijuar personalitet të caktuar artistik në instrumentët e tyre.
Por për mua si studjues i semiotikës së muzikës dhe kritik Arti studjoj gjurmët artistike që lënë disa artiste dhe transmetojnë muzikë me formë dhe përmbajtje që lë gjurmë. Të dy artistet që po shkruaj kanë lënë gjurmë në instrumentin e Trombës dhe Celos. Ilir Dedja është trombisti që para viteve 90 të pavarësisht cenzurës transmetonte mesazhe avangardë me instrumentin e Trombës me tingull teknikë dhe stil të vecantë në muzikën e lehte dhe atë Jazz. Iliri edhe Osmani kanë luajtur muzikë në formacionet më elitare të qytetit të Durrësit duke qene avangardë në të gjithë Shqipërinë. Osmani ka lënë gjurmë Jo vetem në instrumentin e V Celos por ka luajtur shumë bukur në piano me harmoni moderne në hotelet e plazhit të Durrësit Iliria e famshme dhe në ambientet elitare të Durrësit dhe Tiranës me muzikantë të talentuar të kohës në kitarrë bateri dhe saks.
Nuk kam ndërmend të shkruaj për CV në e tyre të pasur artistike në orkestrën e Durrësit dhe ne Akademinë e arteve në Tiranë por pata deshirë të shkruaj disa pershtypje personale per të dy instrumentistët pedagogët dhe mbi të gjitha njerëz me shumë vlera artistike dhe shoqerore kulturore në qytetin bregdetarë të Durrësit. Profesor Iliri dhe profesor Osmani kanë dhënë një Kontribut të madh edhe në shkollën artistike Jan Kukuzeli në Durrës. Ata kanë mesuar në vite shumë nxënës të shkelqyer që kanë përunduar studimet në Akademine e arteve në Tiranë dhe ne shkollat artistike italiane dhe gjermane. Profesor Osmani vazhdon të lozi muzikë dhe orkestron me shumë shije per ansamble muzikore në Durrës. Te dy artistët janë gjithashtu miq të mi të nderuar dhe njerëz me shumë vlera. Ju uroj dy miqve te mijë shendet dhe suksese në të ardhmen në familjet s tyre. Të dy mbeten muzikantë avangardë dhe miq të mirë. Se si mu kujtua shprehja Jepi Cezarit atë që i takon. Unë kaq mund të bëj të shkruaj një opinion modest kurse qyteti i Durrësit duhet ti nderojë me titullin Mirënjohja e Durrësit ose pse jo Qytetare nderi të qytetit bregdetarë.











