Mrekullia hyjnore, 4 breza së bashku, ekzistenca e rrallë!
Nga, Agron PREBIBAJ
Dikur motit thoshin se familjet e medha kishin brenda vetës shumë pjestarë, por e veçanta kur jetonin katër breza njëkohësisht, ata jetonin në të njëjten shtepi, por me një zot shtëpie, pasi familja e madhe zakonore, e pse jo e quajtuar patriakale do kishte nevojë për komandën e plakut të shtëpisë, pasi ai do ishte plaku gjykatës e vëndim’marrësi i gjithçkaje brenda përëndorisë së tij.
Por më vonë edhe brenda familjes së madhe erdhën shkundjet e mëndimit e lirisë, për të ardhur te mëvetësia e secilit me familjen e vet, e deri në ndaje ekonomie, të cilat sollën vëtëm produktivitetin e aktivizimin e secilit individ e familjar të garojë me vëllain, kushrinin e cilindo, kjo shëmbelltyra më e mirë e njeriut që ngren vetën me krijesën e familjes e punës së tij.
Por qellimi i shkrimit tim zgjaton në jetëgjatësinë e familjes shqiptare, kjo mrekullia hyjënore familjare, për më teper kur brenda një familje kemi kater breza: kemi një fëmijë që thërret baba, thërret gjysh, por mrekullia vjen kur fëmija thërret babaGjysh!
Kjo familja Nikaj-Merturase nga Mserri e vëndosur në Tiranë (para një çerek shekulli), ky një moment njerëzor i cili duhet përfillur e promovuar si shijesa hyjënore e zgjatësisë së bashkëjetesës eksistenciale, një shekull së bashku nga engulli deri te kryegjyshi.
E kam fjalën për familjen e Pjeter Ndou, familja e cila erdhi me shkelqim ndër breza, e cila rezulton në shekuj më parë si pjella e rracës së paster shqiptare, familje e fortë e identitetit tonë kombëtar, shumë të dashur e miqësor, asnjëherë ura e shëmbur ndër breza.
Prosor Pjeter Ndou është nga mësuesat e parë të Malësise tonë, i cili ka sherbyer kryesisht në Gegysen, Curraj Eper e Palç, shumë i përkushtuar në arsimimin e kohës, shumë i dashur me njerëzit por edhe një famljar i dashur dhe i kujdesur, kjo e pasuar përfekt nga të bijët e bijat, nga nipat e mbesat, vëtetë hyjënore sot në këtë botë jo pak të trazuar.
Po e nisi lidhjen me engjullin 1 vjeçar Petet, i cili në sytë e tij ka babain Ermalin 31 vjeçar, ka gjyshin Marash dhe kryegjyshin Pjeter!
Vërtetë mrekulli, por engjulli akoma nuk e kupton, ai tashmë të gjithëve sipas zakonit shqiptar ju thërret *baba”, e kjo mrekullia mes engjullit me të rriturit.
Më duhet të theksoj se familja Marticanaj janë të gjithë të mirë shkolluar në universitete; Ermali i diplomuar në Universitetin Bujqësor, i martuar me vajzën e gjenezës së mirë shqiptare – fisi Mirakaj (Iballe), i cili sot jeton në Suedi, ndërsa Marashi babai 62 vjeçar po me arsim të lartë, por babagjyshi Pjeter Ndou mbetet kampion si një nga mësuesit e parë të Malësisë së Gjakovës.
E përfundoj duke uruar jetëgjatësi e gjithë të mirat për familjen Marticanaj, duke uruar të kemi plot familje të shëndosha në shoqërinë tonë!











