Nga, Agron PREBIBAJ
Sot disa qindra qytetarë Dukagjinas kanë protestuar paqësisht para Bashkisë Shkoder, para Prefekturës dhe një marshim në qënder të Shkodres.
Sot Dukagjinasit e nisen marshin e protestes për rrugën e vonuar, por më mirë vonë se kurrë, vërtetë një protestë qytetarie, e cila besoj të jetë një referëncë për shoqërinë civile.
Të them të drejten në këtë protestë e kisha merakun tim ta asistoja fizikikisht, pasi të jem i sinqertë për Dukagjinin më dhëmb dhëmbi e gjuha,(por gjëndja e fortë gripale ma ndaloi).
Dukagjini është njësia më madhe gjeografike në Shqipri, me popullsi të vëndosur kryesisht në Shkoder e deri në Lezhë, ndërsa shënjestra e shikimi mbetet nga vëndlindja trojet e të parëve, ky amaneti shpirtëror dukagjinas.
Tashmë zgjimi i organizatorëve dukagjininas ka gjetur një përbashkim, i cili nuk duhet ndaluar për korridorrin e mrekullisë së alpeve, ku vetëm aty aty mbushet me frymë vizitori, studiuesi, shkrimtari e historini.
Të parët tanë, i dolën zot Dukagjinit, mbrojtën ndër breza historinë e identitetit tonë kombëtar, mbollën miqësinë në vënd të urrejtjes, zotër të vetës, ky thesari i paster.
#SëBashkuPërDukagjinin











