Valentina Ndocaj, bashkëshortja e ish-deputetit të njohur lezhian, Eduart Ndocaj, duket se e ka marrë seriozisht angazhimin e saj në politikën apeninase, pasi në zgjedhjet e datës 12-13 shkurt e synon fort postin e këshilltares në Lombardi, dhe për këtë fushata e deritanishme e organizuar nga ajo, ka në fokus mbështejen tek komuniteti i shqiptarëve, cilët janë në numër të konsiderueshëm dhe duhet të dëshmojnë integritet për të patur këtë si përfaqësues të tyre zonjën Ndocaj, e cila përpos personalitetit dhe karaketerit të saj të fortë, gjithnjë është karakterizuar nga ndjenjat humane dhe solidariteti i treguar vazhdimisht ndaj shqiptarëve rezidentë në Itali.
Në kuadër të fushatës, ditën e sotme, familja Ndocaj ishin të ftuar special të stafit të zgjedhor të Presidentit të Regjionit të Lombardisë z. Atile Fontana, me të cilin diskutuan mbi rëndësinë e pëfaqësimit të shqiptarëve në këshillat regjional dhe integrimin e tyre në jetën publike dhe politike të vendit. Z. Fontana
Në këtë drektë, ishte i pranishëm dhe Presidenti i Regjionit të Lombardisë z. Atile Fontana, i cili siguroi znj. Ndocaj për bashkëpunime të frytshme në dobi të komunitetit shqiptar që jetojnë dhe punojnë në Itali
Një drekë e mrekullueshe me Presidentin e Regjionit të Lombardisë z. Atile Fontana, ku u diskutua për komunitetin shqipëtar në Lombardi, të cilët janë të shumtë, mbi 200 mijë qytetar rezidentë. Presidenti Fontana uroi kandidaturën e znj. Valentina Ndocaj dhe u shpreh i gatshëm për bashkpunim pas zgjedhjeve, gjithçka në dobi dhe për të ardhmen e komunitetit shqiptar Lombardi, shkruan Ndocaj.










