Kuvendi është duke u zhvilluar me zhurmë, pasi deputetët e PD, kërkojnë që në seancë të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe të flasë për çështjen e McGonigal.
E teksa interpelancën me deputetët e opozitës Kryeministri ia ka deleguar ministres Elisa Spiropalit, vetë ka reaguar në “Facebook” për një temë krejtësisht tjetër.
Ai ka postuar një video, teka shkruan se është kënaqësi të shohësh se kompani të mëdha ndërkombëtare janë të interesuara për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano.
“Kënaqësi të shohësh kaq shumë kompani të mëdha ndërkombëtare të interesuara për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano, një nga veprat më strategjike jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin” teksa shkruan Rama në postimin e tij.










