Deputeti i PD Luciano Boçi ka mbajtur fjalën në Kuvend, ku ka thënë se kryeministri Edi Rama ka frikë të dalë dhe të flasë për çështjen e McGonigal.
Boçi është shprehur se do ta nxjerrin të vërtetën e inicuar nga SHBA, teksa me ironi u shpreh se Rama donte të hyne në histori dhe se hyri s ii tillë si kryeministri që korruptoi SHBA.
“Drejtësia amerikan ka vendosur nën hetim kryeministrin Edi Rama për financimin me para në dorë për të ekzekutuar opozitën shqiptare. Nuk është rastësi që kryeministri merr bashkëpunëtorët e tij. Ju aktivizoni njerëzit e sigurimit të shtetit për të goditur opozitën. Kryeministri është investuar në çdo qelizë të korruptimit të shoqërisë shqiptare dhe donte të korruptonte SHBA vetëm e vetëm të vazhdonte ëndrrën e tij. Eshtë një hap përpara vetëm për korruptimin. Po godit imazhin e shtetit që ruan ekuilibrat botërorë. Ky njeri ka frikë të japë llogari dhe i fshihet një mocioni me debat.
Ne kërkojmë zbulimin e të vertetës. Ndërkohë që drejtësia shqiptare ajo e kapura prej jush duhet ta merrte minimalisht të pandehur. Edi Rama duket se është garanti i borxhit. Qeshi sepse në të vërtetë është për të qeshur. Shqipërinë e krijuan idealistët, e ruajti zoti por po e shkatërrojnë këta politikanët majtas. Ky mallkim po na ndjek brez pas brezi sepse ai njeri ka damkën e tradhëtarit të kombit.
Ai ka goditur interesat e shqipërisë dhe ai njeri duhet të vijë me urgjencë në kuvend. Çdo deputet duhet të vijë këtu sepse ai është krimineli më i madh që ka nxjerrë historia e Shqipërisë. Ka hyrë në histori si tradhëtari më i madh i kombit shqiptar. Interesi i publikut shqiptar është nxjerrja e të vërtetës sepse ai ka hedhur në erë besueshmërinë e institucioneve ndërkombëtare të politika shqiptare”, tha Boci ndër të tjera.










