Mblidhet Kryesia e PD-së dega Shkodër me kryetar Z. Xhevdet Amuli

Nga Qamil Gjyrezi

Me datën 21 Janarë 2023 në selinë e PD-së dega Shkodër u mblodh kryesia e kësaj dege që drejtohet nga Z. Xhevdet Amuli, për organizimin e strukturave të PD-së dhe angazhimin e demokratëve për zgjedhjet lokale të datës 14 Maj 2023. Po botoj të plotë statusin e Kryetarit të PD-së dega Shkodër, Z Xhevdet Amuli: Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e kryesisë në fokus të diskutimeve ishte organizimi i strukturave për angazhimin e tyre në zgjedhjet lokale, plotësimin e anëtarve të KZAZ-ve të Partisë Demokratike në komisionin qendror të zgjedhjeve lokale.

Për të qenë korrekt me demokratët shkodranë dhe opinion politik dhe publik në Shkodër, dje nuk është mbledhur grupimi apo fraksioni Alibeaj, por Kryesia e PD-së dega Shkodër me kryetarë z. Xhevdet Amuli dhe Kryetarë të PD-së në detyrë Z. Enkelejd Alibeaj. Për mendimin tim dhe të shumë demokratëve në të gjithë Shqipërinë, ka vetëm një PD, që është ajo ligjore, institucionale, pro SHBA-ve dhe e ndarë nga e vjetra, korrupsioni e tranzicioni.

Ky është qëndrimi politik i PD-së në qendër dhe i anëtarëve të kryesisë së PD-së në Shkodër dhe i shumë demokratëve shkodranë dhe shqiptarë. Ky qëndrim politik dhe publik është i vlefshëm, deri me dhënien e vendimit nga gjykata e Apelit në Tiranë, për vulën logon dhe se kujt i takon PDSH! Partitë politike janë ligjore, por janë edhe frymë dhe mbështetje. Anëtarët e kryesisë së PD-së dega Shkodër disktuan me shumë përgjegjësi intelektuale dhe politike për rendin e ditës dhe përgjegjësinë që kanë marrë përsipër për fitoren e demokratëve shkodranë më datën 14 Maj 2023.

Në këtë takim u ndanë detyrat për organizimin e degës së PD-së Shkodër dhe u zgjodhën anëtarët e KZAZ-së. Takimet e kryesisë së degës së Shkodrës do të vazhdojnë cdo fund jave për të organizuar strukturat e PD-së , për zgjedhjen e kandidatit për Kryetarë të Bashkisë së Shkodës, për zgjedhjen e kandidaturave për Këshillin Bashkiak dhe takimet me banorët e Shkodrës për të kërkuar mbështetjen për fitoren e PD-së dhe kandidatit të saj më datë 14 Maj.

Drejtuesit politik dhe anëtarët e kryesisë së degës së PD-së dhe anëtarët e kryesisë diskutuan me përgjegjësi politike dhe intelektuale, për përfaqësimin në këshilin bashkiak nga intelektualët, gratë, profesorët, të rinjtë dhe demokratët shkodranë.

Të zgjedhurit lokalë të PD-së duhet të marrin përgjegjësitë, për nxjerjen e qytetit të Shkodrës nga kriza ekonomike, politike, në arësim, infrastrukturë, turizëm dhe kulturë e shkaktuar nga qeverisja e Rilindjes dhe Edi Ramës! Demokratët shkodranë dhe shqiptarë e kanë për përballimin politik me Rilindjen dhe Edi Ramën, që ka qeverisur në këta 10 vite me skandale, korrupsion, paligjshmëri duke shkaktuar shumë drama shoqërore dhe pasiguri në Shkodër dhe Shqipëri.

Dhe që të bëhemi të beuseshëm duhet të mbështesim shtetin ligjorë, daljen nga kriza ekonomike dhe shoqërore, të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga e vjetra, korrupsioni dhe ti japim fund tranzicionit 32 vjecarë, gjithmonë me mbështetjen e SHBA-ve dhe partnerëve tanë europinë perëndimorë!

Duhet të punojmë shumë për të ardhmen e Shkodrës, të rinjve shkodranë që e ka bekuar Zoti, dhe të punojmë për të dalë nga kriza e madhe politike dhe sociale që po i bën të rinjtë shkodranë të largohen nga qyteti i Rozafës 2400 vjecare!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm