InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Fukara monumental!

9 Janar, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
YPI: KANË RESPEKT PËR MERITOKRACINË, POR PËR TË GJETUR PUNË FUSIN 500 MIQ

Nga Edison Ypi

Ditë e acartë dimri.
Re’ të pista hidhnin teposhtë një shi’ të imët që as ndalte as fillonte.
Rrinte më këmbë mbi një ledh anës rrugës malore.
Nga pas reliev epik me pyje dhe shkrepa.
Pantallona të vjetra të grisura.
Triko e shqyer.
Këpucët të çara.
Çorape të grisura.
Gjoksi, gjuri, shputat e këmbës, gjysma e trupit pothuaj zbuluar.
Sy që lëviznin në një dekor rrudhash që përhapeshin në fytyrë si rrathë koncentrikë të vizatuara me lapsa të trashë me ngjyra nga dora naive e një fëmije.
Edhe i gjallë edhe i gurosur, këtë shtatore mishi mund ta merrje për gjithçka;
Sikur kishte ardhur aty para pak çastesh.
Sikur në atë vend kishte një mijë vjet që priste. Gjynahqar i uritur, sa edhe xhentelmen me puro dhe papillon që sapo kishte dalë i lumtur nga një muze’ me kryevepra.
I ardhur nga një gosti e madhe, ose nga uria e brezave.
I dëshpëruar dhe i zemëruar gati për t’i dhënë një grusht botës dhe fund jetës, po aq sa dhe i hareshëm e i lumtur.
Ndala.
Zbrita.
Kërkova në bagazh ndonjë triko, pantallona, fanellë, këpucë, a diçka tjetër.
Asgjë. Mision bamirësie i dështuar.
I urituri, i ngopuri, i dëshpëruari, i lumturi, vazhdonte të qëndronte i palëvizur si pjesë e atij peisazhi mahnitës me ujvara që zbrisnin nga lart, pllaja dimërorë, shtrat lumi plot shkëmbinj që dukej e zhdukej nëpër gryka plot dredha dhe shkumë derisa hollohej e hollohej dhe këputej mes malesh tej në horizont.
Rretherrotull, as shtëpi, as fshat, as kalimtar, asgjë prej gjëje.
Nuk po kuptoja nëse kisha ardhur unë aty për ta parë mbi atë ledh këtë shtatore mishi, apo kjo kryevepër Arti ishte arratisur aty nga ndonjë muze’ për të lagur sytë e m’i.
Shtatorja mbi ledh s’kishte asgjë të përbashkët me ata që rëndom cilësohen fukarenj dhe i kanë emrat nëpër lista për ndihmë sociale, pretendime individësh për shkaqe të ndryshme mbetur në hall, kërcënime pensionistësh që kanë dhënë kontribute imagjinare në ndërtime veprash. Jo-jo. Ky s’ishte i asaj rrace. Ky ishte tjetër gjë.
Doli Dimri.
Hyri Parëvera.
Një ditë prej ditësh futa në bagazh ca rroba dhe ca ushqime.
U vërsula edhe një herë në humbëtirat paradisiake te ledhi, te piedestali, te fukarai monumental.
Piedestalin e gjeta.
Monumenti mungonte.
U largova përsëri me rrobat dhe ushqimet e mëshirës së vonuar në bagazh.
Ndërkohë u vura në kërkim të fukarejve të tjerë, mundësisht të ngjajshëm, sadopak monumentalë.
Në vend të fukarenjve monumentalë gjeta llapaqenër dembelë, qaramanë të pa shkollë, leckamanë pa zanat, muhabetçinj pa burrni, lypsa të pështirë, fukara monumental si Ai i ledhit nën shi’, asnjë.
Duke u kthyer, dikush që po mendonte ndonjë strategji si ta kalonte gomarin me dru në anën tjetër të lumit të fryrë, më tha shkoqur dhe pa i lëvizur qerpiku se fukarai monumental kishte vdekur nga të ftohtit dimrin e kaluar.
Pa u ankuar.
Pa bërë gëk.
Aty, nën shi’.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…
Show Biz

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com