Nga Agron PREBIBAJ
Treva e Dukagjinit parakalon me popullsi 26 bashki!
Dukagjini i Shkodres për 25 vite trajtohet nga politika zyrtare si një trevë jashtë territoriale shqiptare, ata janë rreth 1/6-shta e popullsisë së Qarkut Shkoder, me 34 mijë banorë, kjo e shtrirë që nga Velipoja e deri në Theth, shumica apsolute e vëndosur brenda qytetit Shkoder, por edhe në Vau i Dejes e Bushat.
Pra Dukagjini me popullsi parakalon Bashkinë Vau i Dejes, Pukën e Fush Arrës, aty aty me bashkinë Koplik, por parakalon me popullsi mbi 26 bashki në rang kombëtar.
Kishte disa vite që po vëzhgoja mos përfaqësimin Dukagjinas në parlament, e pa perfillëshme përqindja e përfaqësimit në pushtetin qëndror e atë lokal, kjo një mos perputhje e plotë e denigruase ndaj votuesit të secilës krahinë kur ajo ndodh.
Dukagjini si treva më identitare e kombit tonë ndër shekuj, aty kemi thesarin e historisë me plot dhimbje por me betaja të fituara, nga aty pasurohet Shkodra me artistë, shkrimtarë e intelektualë të përmasave kombëtare, nga aty buron besa, burrnia, dinjiteti njerëzor e respekti për fëmren me virtytet më larta njerëzore, ndërsa që nga viti 1997-të, shikohet nga njerka e “politikbërjes”, duke e përfaqësuar me deputetë të deleguar.
Dukagjini u perfaqësua deri në vitin 1997-të nga deputetët Kole Tonaj e rreth një vit nga Lazer Stani, por që nga ajo ditë asnjë perfaqesim, por vetëm manovra me gënjeshtra, me futje emri në listën e pasigurtë.
A ka Dukagjini burime njerezore për përfaqësim të kudoshëm në institucionet shtetërore?
Po po ka plot zotrinj e zonja intelektuale të të gjitha fushave, ka edhe brenda antarësisë politike, por ka plotë të tjerë jashtë saj, madje deri te bota akademike.
Këtu konstatoj se përgjegjësinë kryesore e ka Partia Demokratike, e cila pas “97-ës e menjanoi duke derguar deputetë të deleguar, ndërsa Partia Socialiste keqpërdori besimin e intelektualëve të shkelqyer dukagjinas, duke i kompensuar me disa vënde pune të pa rëndësishme.
Pra PD & PS nuk ju përgjigjen asnjëherë drejt votuesit dukagjinas, kur Dukagjini perfaqeson brenda qarkut rreth 2.4 mandate deputeti e me influecë bashkëpunimi në qytet e të gjitha njesitë administrative.
Ka ardhur koha që Dukagjini të lobojë fort e së bashku (ketu perfshi edhe Shllak e Temal), të lobojë Shoqata Atdhetare Dukagjini, të lobojnë intelektualët, të flasin fisnikët e shoqeria civile me një zë, duke percaktuar standarte brenda PD e PS, me vëndosje gjithnjë numrin 4 apo 5 në listen e PD, dhe e padiskutar numri 3 në listen e PS.
Dukagjini treva e identitetit më të fortë kombëtar, kurrë nuk duhet mbetur e pa përfaqësuar as në parlament, as në qeverisje!