Sipas Meteoalb, orët e paradites vijojnë në ndikimin e kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta ku më të dendura do të jenë në veri dhe qendër të territorit.
Parashikohet që orët vijuese të sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit, herë pas here do të ketë rrebeshe. Përjashtim bën zona juglindore, e cila do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të dendura, por pa reshje.
Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale, por rriten ne vlerat maksimale duke u luhatur nga 0°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Juglindor duke sjell në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 ballë.