Ardhtë ky vit i Ri, si një vit që shqiptarët të i kthehen Shqipërisë!
Urojmë për një Vit të Ri të mbarë, pa problematikat e këtij viti që po lëmë pas!
Qoftë një vit i mbarë viti 2023, pasi ky vit që po kalon ishte një vit jo si edhe e dëshironim të gjithë.
Sido jeta është e bukur, meriton të jetohet.
Niveli i ulët ekonomik, kriza e rritjeve së çmimeve për arsye që dihen, problemet në veri të Kosovës, debateve shterpë politike e mediatike si dhe fenomene të tjera stresuese për ne, që lidhen me krimin dhe korrupsionin edhe këtë vit, fatkeqësisht, ishin prezent në shoqërinë tonë.
Nje qeverisje e keqe, jo në shërbim të qytetarëve dhe një opozitë jo kompakte për të luajtur si duhet rolin e saj përballē kësaj lloj qeveria, bënë që situata vetëm të përkeqesohej dhe jo të marri kahje për nga e mira dhe pozitivja.
Më shqetësuese dhe e pafalshme për ne, me pasoja të rënda kombëtare për të ardhmen, ndoshta edhe e orkestruar diku tjetër, mbetet zbrazja e vendit prej të rinjve, shtresës së mesme dhe shtresës së intelektuale, e për të frenuar këtë fenomen nuk u mor asnjë masë.
Urojmë që Viti i Ri që po vjen, të jetë një vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë shqiptarët drejt zhvillimit dhe prosperitetit, për një integrim sa më shpejt drejt BE.
Si vit zgjedhor urojmë dhe besojmë për zgjedhje të lira, me një opozitë më të fortë e më të bashkuar për të fituar të drejtën e qeverisjes vendore e për të nisur çmontimin e kësaj mazhorance si një e keqe e jona.
Shpresojmë për një sistem drejtësie të pavarur e jo të kapur, që krimi dhe korrupsioni të vihet para ligjit dhe çdo e drejtë tjetër të prevaloj mbi padrejtësinë dhe abuzimin.
Shpresojme qe shqiptarët të i kthehen me shpresë e besim vendit të tyre për ta bërë
ate si duhet.
Qoftë një Vit i Ri i mbarë per ju dhe familjet e tuaja kudo ku jeni!
Zoti e bekoftë Shqiperine dhe shqiptaret ne kete Vit të Ri 2023.
GEZUAR!