Pas disa ditë kërkimesh, gjendet edhe trupi i pajetë i 39-vjeçares Alma Arrazi në ujërat e lumit Buna.
Paraditen e sotme u gjet edhe trupi i djalit të mitur, 3 vjeç.
Gjetja e trupit të pajetë u bë nga polumbarët e forcave RENEA. Tashmë me gjetjen e nënës përfundon dhe operacioni i gjetjes së katër trupave të pajetë të familjes Arrazi, nënës dhe tre fëmijëve të mitur.
Kujtojmë se trupi i 9-vjeçares u gjet rastësisht mbrëmjen e 4 Majit nga një peshkatar i zonës.
Për këtë ngjarje tragjike, në pranga përfundoi babai i tre fëmijëve Ergys Arrazi, 31 vjeç, që dyshohet se i ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten 39 vjeçare, Alma Bushati dhe femijet e mitur.