InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Edison Ypi: Dua një Shekspir, një Kadare, të shkruaj për mua një roman…

16 Dhjetor, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
YPI: KANË RESPEKT PËR MERITOKRACINË, POR PËR TË GJETUR PUNË FUSIN 500 MIQ

Nga: Edison Ypi

-Rënkoj kur flas, qaj kur këndoj, e kam gjoksin zjarr, mendjen vullkan, kam Shpirt Artisti, më duhet një skulptor.

-E dashke skulptorin të gdhendi në allçi kuaj me krahë, kuçedra që nxjerrin zjarr nga goja, tigra dhe luanë ëndërrash, shqiponja krahëhapura në fluturim që t’i vendososësh te porta dhe mbi muret e shtëpisë.

-Jo jo, e dua skulptorin të më gdhendi mua, jo në allçi, por në mermer
-Shtatore mermeri për surratin tënd që ma ke si rrotë qerreje?!

-Ma gjej skulptorin të ma bëjë shtatoren. Leri ofendimet. Paret i kam gati. Më ka mbetur skalitësi. Shtatoren e meritoj. Pa shtatore ndjehem i mjerë. Dua të pavdekësohem. Jo kot. Jo se m’u tek. Jo për interesin t’im. Jo për lavdinë e vetes. Për të mirën e Shqipërisë. Kam Shpirt Artisti.

-Nga një shtatore për shqiptarët që kanë Shpirt Artisti, Shqipëria do shndrrohej e tëra në një pyll me më tepër shtatore se shkurre. Megjithatë mos u mërzit. Do ta gjej për ty një skulptor gjenial, një Mikelanxhelo lokal me shpirt artisti më të mirë se fiorentini, ta gdhendi shtatoren tënde më madhështore se “I menduari” i Rodenit ta vendosim ku ishte shtatorja e diktatorit që ta mbushi mendjen se ke shpirt artisti.

Pas ca ditësh, një tjetër,
-Trullosem kur dëgjoj bilbilin. Dridhem si purteka kur bje muzgu. Më dridhet kurmi kur vjen mbrëmja. Fërgëlloj si gjethja kur fryn puhiza. Por nuk di ta shpreh vetë zjarrin që më djeg kraharorin. Atë zjarr dua të ma ndezë një tjetër. Për të mirën e njerëzimit.

Që shpirtin t’im prej artisti të mos e mbulojë balta e mediokritetit dhe pluhuri i harresës. Që shpirti im prej artisti të mos humbasi nëpër katakombat e harresës, por të shërbejë brez-pas-brezi si dëshmi e gjenialitetit të sotëm shqiptaresk përfaqësues i denjë i të cilit unë jam, dua një Shekspir, një Balzak, një Kadare, një Dostojevsk, të shkruaj për mua një roman që të mbetet në shekuj.

-Pa merak. Do ta gjej për ty një Shekspir. Banon këtu afër. Ja di celularin.
Kaluan ca ditë.
-Të duhet një piktor i madh që ta bëjë ty një portret të denjë për tu ekspozuar në muzeumet më të famshëm të botës? i thashë njërit në kafene që po tymoste i menduar përballë murit. Çfarë preferon, Leonardo apo Botticelli ? Fol!

-Kur lind dielli bëhem me krahë, kur shoh Hënën zhytem në mendime, me këtë Shpirt Artisti kaq të spikatur që kam, besoj se një Botticell më përshtatet më tepër.
-Botticelli do, Botticelli do ta gjej.

Pas këtij që kërkoi Botticelli, tjetri me Shpirt Artisti ishte njëri që zjente përbrenda.
-Vagner, tha, sa të bëjë.
-Patjetër, i thashë, e rregullojmë, do ta kesh brenda javës. Por a s’më thua, ç’e do aq buçitës?
-E dua aq të fuqishëm që simfonia që do më kushtohet mua të mos jetë më pak gjëmimtare se shpirti im prej artisti.

-Pa merak. Vagner për ty, Mikelanxhelo, Shekspir, Botticell, për tre të tjerët, janë hall që zgjidhet. Hall që nuk zgjidhet është kush mundet me qeveris kaq shumë shqiptarë me shpirt artisti.

*Titulli i origjinalit: “Shpirt artisti”

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat
Show Biz

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat

4 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026

4 Prill, 2026

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026

“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026
Sport

“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026

3 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com