Vajzat rrihen me shpulla në “Përputhen”, reagon psikologia Lekli: Formate të tilla televizive, duhet të jenë në funksion të publikut dhe me mesazheve edukuese

Nga Marsela LEKLI, psikologe
Pavarësisht se mjetet e komunikimit përpiqen të bindin njerëzit për të krijuar idenë se barazia gjinore tek ne është në stade të larta, kjo flluskë propagandistike rrëzohet pikërisht në gjirizet mediatike që e sajojnë këtë realitet të gënjeshtërt.
Në puntatën e djeshme të emsionit aspak edukativ “Përputhen“, debati mes dy femrave që duhej të ishin model në mesazhet e tyre kundër realitetit të dhunshëm të shoqërisë shqiptare, degradoi në sherr banal dhe goditje fizike me njëra-tjetërn, duke dëshmuar problematikat e mëdha që kemi si shoqëri, kryesisht me rolin promovues të femrës.
Formate të tilla televizive, duhet të jenë në funksion të publikut, të konceptuara me mesazheve edukuese dhe që përcillen përmes individëve që janë frymëzues për rininë e sotme dhe të nesërme.