I njohur për miqësitë e tij të mëdha me politikanë të vendit ku jetoj prej më shumë se dy dekadash, Itali, ish deputeti lezhian Eduart Ndocaj ka publikuar sot pjesë mga albumi i fotove që dëshmojnë njohjet dhe raportet që ka me disa nga emrat më të njohur që po spikasin sot në politikën e vendit fqinj të Apenineve.
Ndocaj si një politikan idealist, me bindje të qëndrueshme pro së djathtës, të cilat i ka artikuluar dhe manifestuar në aksionet politike, është ftuar dhe angazhuar herëpasherë të japë kontributin e tij duke mbështetur politikanë dhe subjekte të qendrës dhe të së djtahtës italiane.
Kujtojmë angazhimin e tij të para pak kohëve në mbështetje të Mateo Salvinit, apo dhe të disa figurave të tjera të spikaturave.
Ish deputeti njihet për influencën që ka në komunitetin e shqiptarëve të Milanos, prandaj dhe angazhimet e tij ka ardhur si pjesë e kauzave pro emigrantëve që Ndocaj i ka trajtuar me shumë profesionalizëm në shtypin vendas.