InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Pazaret e Qafë Pazarit! – Nga Edlira Devolli- LEKA

26 Tetor, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Primaret me “prim” të foltores!

Nga Edlira Devolli- LEKA

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës që në themelet e tij e ka patur të njohur pikën lidhëse të sokakëve, atë që quhet Qafa e Pazarit. Dy breza në Shqipëri u rritën duke e njohur e lidhur Gjirokastrën me diktatorin Hoxha. Pak ishin ata që dinin për Gjirokastrën nga ” Kronika në gur” e Kadaresë.  Fare pak lexonin për sokakët e kalldrëmta, për Kalanë apo Qafën e Pazarit, për shtëpitë si minikështiella e shumëçka tjetër që ky qytet ofronte.

Shumica e njihnin nga sa partia trumbetonte, sikur gjithë gjirokastritët binin përdhe për Enverin. Mjaftonte kënga ” mirë se erdhe Enver djali, se për ty na mori malli” për të ditur aq sa i duhej partisë shtet dhe udhëheqësit diktator. Ai kthehej aty në vendlindje rëndë rëndë dhe shtrohej para dyerve të avllive me të moshuarit që sa nuk u ndalej fryma tek e shihnin. I bënte të gjitha këto pasi dhe qytetit të lindjes ja shfarosi gjithë elitën intelektuale.

Për dreq seç më erdhi në mend diktatura e diktatori, teksa në dy javët e fundit, dy udhëheqës, të kësaj epokës sharlatane, postkomuniste, Rama e Berisha, u lëshuan sokakëve të Gjirokastrës. Vetëm këngët “mirë se erdhe Edvin djali” e ” mirë se erdhe Sali djali” nuk u dëgjuan të kënduara me atë ison pleqërishte. Po që ngjanin tamam, siç dhe janë, minienverat e tranzicionit shqiptar dukej në cdo hap e në çdo fjalë.

Të dyve u digjej shpirti për Gjirokastrën, pa le gjirokastritët sa mezi kishin pritur t`i shihnin. U hidheshin në qafë, u shtrëngonin duart, i rroknin për beli, ndonjë  zonjëz  bënte kujdes të ua hiqte ndonjë  pluhur a ndonjë qime nga këmishat e jelekët.  Aq të mallëngjyer për udhëheqësit që na kanë sjellë në ditët ku jemi, në Shqipërinë që po boshatiset çdo orë, çdo ditë.

Njësoj si agjitpropin komunist një javë Rama, e fill pas tij, në të njëjtat gjurmë Berisha. Fjalë, dhimbje, premtime dhe shashka kundër njëri tjetrit. Priteni kur të lëshohet ndonjë ditë dhe Meta aty në Qafë të Pazarit. Aty bashkohen sokakët, ashtu si në “Qafën e Politikës”, udhëheqësit tanë të lavdishëm lidhën nyje, sundojnë bashkë, ndajnë bashkë, shantazhojnë bashkë, pasurohen bashkë.

Ja dinë mirë punët njëri tjetrit, egërsohen me fjalë gjithë ditën, dhe pasi e vënë në gjumë popullin dele, për gjithë natën e gjatë, thurin skenaret e sundimit oligarkik.

Tridhjetë vite oligarki e pastër politike e financiare.  Bashkarisht çajnë e ndajnë, këpusin copa nga trupi pronësor i këtij vendi, ngushtojnë lakun për shumicën dhe u lënë të hapur vetëm një rrugë, shtegun e largimit përtej detit, përtej oqeanit.

Dhe thonë pastaj gjithë qesëndi: “na e nxori sekretin ai Luli, na e ngjiti emrin “Trekëndëshi i Bermudës”, po ama dhe ne atij qindin i kemi punuar, copë copë e kemi bërë në opinion… u bë ai të na zhvendosi neve që po zhvendosim gjithë shqiptarët”.

Këtu kemi përfunduar, dhe shpresat për ndryshe janë shumë të vagullta.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit
Show Biz

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit

11 Prill, 2026

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean
Bota

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean

11 Prill, 2026

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com