Shqipëria po përballet me një paradoks pasi ekziston një nivel i lartë papunësie por edhe një kërkesë për fuqi punëtore sidomos në industrinë e ndërtimit.
Mungesa e kapitalit human në sektorin e ndërtimit vjen si pasojë e:
1. Rritjes së lejeve te ndertimit
2. Emigrimit
3. Refuzimit të punëtorëve për të punuar në këtë sektor.
Disa nga shkaqet pse punëtorët nuk kanë dëshirë të punojnë në këtë industri kanë të bëjnë me problemet e të shkuarës. Më konkretisht arsyet janë:
1. Kohë më pare ky sektor ishte i papaguar në krahasim me vendet e rajonit;
2. Mungesa e sigurisë në punë ka qenë dhe mbetet një problematikë madhore që kërkon zgjidhje imediate;
3. Mungesa e kontratës së punës midis punëdhënësit dhe punëmarrësit;
4. Informaliteti i lartë në tregun e punës në këtë sektor;
5. Mosdeklatimi i pagës reale;
6. Problemet e trajtimit të punonjësve në këtë sektor (pasi punëtorët në këtë sektor shpesh përballeshin me paragjykime për shkak të nivelit arsimor).
Sot shumica e këtyre problematikave janë zgjidhur, por pasojat e së shkuarës po ndjehen sot…
Edhe pse kemi një rritje të pagës së punëtorëve akoma ky aktivitet ekonomik radhitet si e paguar pak, referuar të dhënave zyrtare te Instat 2022, përpunuar nga Scan Intel) ky sektor në terma mestar paguhet 3.98 lekë për minutë.
Mungesa e trajtimit me dinjitet të punonjësve
e ka vënë në vështirësi dhe njëkohësisht i ka dhënë një mësim sektorit të ndërtimit.
“Pa punonjës nuk ka punë”
Është domosdoshmëri vlerësimi i punonjësve dhe krijimi i kushteve të punës që ato meritojnë sepse në të kundërt, ato do të vlerësohen nga tregjet Europiane.











