InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kandidati konsensual? Si?

20 Tetor, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Primaret me “prim” të foltores!

Nga Edlira DEVOLLI-LEKA

Që nga 6 marsi trumbetohet fuqishëm sikur foltorja është shumicë brenda PD. Dihet qartë kujt i shërben ky manipulim i opinionit publik.

6 marsi nuk mund të jetë batometri  ku mbështetet ky si argument.

Një pjesë e mirë e  strukturave, si dhe mbështetës aktive të PD ndër vite nuk dolën në votim sepse sapo afroheshin në PD zyrtare kontaktoheshin nga përfaqësues të foltores. Disave i kujtonin si nder që kishin punuar në kohë të qeverisë Berisha, me disa të tjerë përdorej shantazhi apo presioni që të tërhiqeshin sa nuk është vonë.

Kush mbështeste PD zyrtare dhe shkruante apo shprehej kundra qeverisë apo kandidatëve të PS, foltoristët e linconin dhe e fyenin apo akuzonin për peng, shitje, etj etj. Ishte fiks e njëjta gjuhë që Berisha përdorte ndaj Bashës.

Shumë aktivist u tërhoqën sepse nuk mund ta përballonin gjuhën fyese që përdornin ish miqt e tyre të dikurshëm. Ky presion i ushtruar nga foltorja te votuesit dhe strukturat e djathta i bëri të mos dilnin në votim. Me të drejtë nuk mund të transportonin votën e tyre nën siglën e LSI (shtëpia e lirisë).

Ndaj sugjeroj se duhet kujdes kur trumbetohet për shumicë e pakicë  brenda një  familje politike, në rastin tonë PD.

Ajo që vlen të theksohet është fakti që PD zyrtare nuk sulmoi në asnjë moment kandidatët e foltores, as mbështetësit e saj. Lulzim Basha dhe PD në tërësi u kujdes që hendeku mes demokratëve të mos zgjerohej. Si pasoj e kujdesit  “të tepruar” ajo që rezultoi në shifra ishte humbje.

Pas kësaj situate Lulzim Basha bëri hap pas duke u dorëhequr dhe tregoi se më shumë se sa karrigia dhe interesi i tij personal, vlente Partia Demokratike dhe demokratët e ndershëm.

Pse Berisha nuk bën hap pas e ta lërë PD të marrë frymë lirisht?

Deri dje linçoi e akuzoi këdo  si i erdhi për mbarë, Alibashën, shoqatën  Basha-Bardhi, etj, etj.

Pse sot kërkon bisedime për “kandidatë konsensual”?

Përtej kësaj, askush nuk është kundër bashkimit. Askush nuk është kundër një kandidati të vetëm nga opozita kundër kandidatit të Edvinit.

Pyetja është si? Si do realizohet?

Të gjithë kemi vite eksperiencë në PD dhe e dimë se si ndizet lufta e bërrylave kur caktohen kandidatët. E kemi parë edhe atëherë kur PD nuk ka qenë e katandisur dhe e ndarë kështu.

Tani që PD është “lëmsh”, shto këtu dhe partinë me dy emra LSI apo PL, shto edhe Nard Ndokën me Kujtim Gjuzin me shokë, që i mburren dhe i lëpihen Berishës e Metës duke sharë Bashën, kemi një çorbë që lum kush do e gëlltisë.

Unë bëj pjesë tek ato që nuk i besoj këtij “dialogu” për të gjetur një kandidat. Njoh shumë të tjerë që janë skeptik, sepse në 32 vite kemi njohur shumë pak nga ata që kanë kërkuar të marrin pushtet për të marr përgjegjësi për vendin, për njerëzit.

Shumica dërrmuese e këtyre që na premtojnë “kandidat konsensual” kanë dhënë prova mjaftueshëm se kanë lobuar e punuar për pasurimin e tyre, për interesat e tyre dhe të familjarëve të tyre dhe për vilat e tyre të luksit.

Nuk beson më njeri në deklaratat e tyre, në “shenjtërinë e tyre ” dhe në duart e tyre të pastra.

Kanë luajtur shumë gjatë me ne për interesat e tyre.

E di se në parim t`i dalësh kundër këtij konsensusi për një kandidat, që po trumbetohet kaq zellshëm është gabim, por është tjetër parimi e tjetër praktika.

Parimet duan burra shteti, jo hajdutët e shtetit që duan të na përdorin sërisht për veten e tyre, për hallet e tyre, na duan mburojë votash për pasuritë e tyre.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 13 prill 2026

13 Prill, 2026

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com