Nga Mirela KARABINA
Në “Spotlight” me Alban Dudushin mbi PD dhe “Dora e shtrirë e Berishës”.
Demokratët duhet të jenë bashkë!
Partia Demokratike dhe Rithemelimi (Foltorja) janë dy grupime të ndryshme.
Ato i ndan boshti ideologjik. Kēshtu që, ato nuk bashkohen dot. Demokratët kanë nevojë pēr bashkim organik.
PD eshtë subjekt politik ligjor pro- perëndimore dhe vizionin i saj ēshtë tē drejtojë partinë dhe nesër Shqipërinë drejt së ardhmes, krah aleatit strategjik SHBA-ve dhe BE.
Ndërsa Rithemelimi është njē grupim izoluar dhe i refuzuar nga ndërkombëtarët.
PD zyrtare ka rreth vetes ata qē regjimi komunist i dënoi më shumë se të tjerët, i persekutojë dhe i vrau e i burgosi familjarët.
Janë ata që u rrënuan ekonomikisht dhe iu rrëmbye prona dhe nuk iu kthye.
Ndërsa tek Rithemelimi janë njerëz të lidhur me regjimin e kaluar, vazhduan atē filozofi me njerëz komunistë apo dhe të lidhur me to, dhe që pronën nuk ia kthyen shqiptarëve, por një pjesë e tyre e përvetësuan me pa të drejtë atë.
Kjo qē po ndodh sot në Partinë Demokratike është e mirë pēr plan afatgjatë, dhe jo e mirë për plan afatshkurtër:
A) Është e mirë se do sjelle një parti të vlerave të shkëputur nga hijet e së shkuarēs komuniste dhe tē pastruar nga lidhjet dhe bashkëpunimi me regjimin komunist.
Dhe këtë betejë e nisi Lulzim Basha.
B ) Është jo e mirë pasi ndarja në copash e partisë, zgjat agoninë e këtij pushteti.
Dhe, ndryshimet kushtetuese të 2008 Berisha-Rama, kanë minuar demokracinë duke forcuar kryetarokracinë.
Koalicioni Foltore-PL demoton opozitën pasi ēshtë një koalicion i provuar dhe u ndēshkua më 2013 me 1 milion vota.
Partia Demokratike duhet të ndahet njëherë e mirē nga e shkuara. Ky ēshtë shansi historik.
Demokratët duhet të reflektojnë.
Partia Demokratike duhet të përmbushë aspiratën e shqiptarēve të ‘90 -ës për të kryer misionin e saj si një parti antikomuniste properëndimore.
VizionPlus TV, 08 Tetor 2022.










