Dasma madhështore e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës u bë krefjalë e medieve mbrëmjen e djeshme, ku nuk munguan fotot dhe pamjet e shumta nga ceremonia. Në dasmë ishin të ftuar personazhe të ndryshme, duke filluar nga politikanë, këngëtarë, gazetarë, artistë etj.
Një ndër këngëtaret e cila ndezi së tepërmi atmosferën, ishte Eranda Libohova. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se shumica e vajzave të ekranit kishin zgjedhur të visheshin me fustane të zinj, ndërsa e kundërta ndodhi me këngëtaren Libohova.
Kjo e fundit kisht preferuar që të vishte fustan të bardhë e xhaketë po ashtu ngjyrë të bardhë, gjë që zakonisht nuk është e pëlqyer nga ana e nuses. Ndjekësit i rikujtuan që në dasmën e nuses nuk mu d të shkohet e veshur me të bardha.