Ish deputeti lezhian Eduart Ndocaj, prej vitesh një nga zërat më të fuqishëm kundër qeverisjes së rilindjes, ka reaguar sërish sot në profilin e tij facebook, dule shënjestruar kreun e qeverisë Rama, si të papërgjegjshëm me deklaratat dhe qëndrimet e tij. Madje, Ndocaj e konsideron psikopat kryeministrin e vendit, i cili ironikisht mohon realitetin shqiptar dhe varfërinë ekstreme që ka mbërthyer vendin dhe lëshon deklarata pompoze, siç ishte ajo e para pak ditëve që e konsideronte Shqipërinë parajsë dhe ftonte pensionistët gjermanë të vinin dhe të jetonin në Shqipëri.
Postimi i plotë i ish deputetit Ndocaj:
Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në botë. Po dhjetra gomone kalojn me shqiptar drejt Anglis duke rreziku jeten edhe pse simas psikopatit kreut qeveris Edvinit Shqipëria është nje parajs.
Pensionistët gjermanë duhet të vijnë këtu për të kaluar pleqërinë e tyre buzë detit. Thot ky i sëmuri mendor Sipas një thënieje të vjetër, “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.