InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rozafa dhe e përbashkëta e kalave të vendit tonë

20 Shtator, 2022
in InfoPress, Të ndryshme
A A
Rozafa dhe e përbashkëta e kalave të vendit tonë

Nga Vita BLLOSHMI-KOZELI

Ato ngrihen kryeneçe dhe madhështore. Diku mbi shkëmbinj të thepisur e diku buzë detit apo ishuj të vetmuar, por kudo që janë ato dëshmojnë historinë tonë. Kam qenë gjithmonë e mahnitur nga kalatë që në vogëli kur i studionim në shkollë. Mundohesha të imagjinoja çfarë mund të kishte ndodhur aty shekuj më parë.

Imgjinata prej fëmije, por edhe më vonë e rritur, më çonte te Rozafa, e cila u bë kurban për të ngritur muret e kalasë, por në të njëjtën kohë ajo përjetësoi edhe detyrën e saj të mëmësisë. A është kjo vetëm histori?! Me gjirin e saj kjo grua naive i dha jetë një fëmije dhe me sinqeritetin e saj i dha jetë një qyteti. Ajo ishte aty para lindjes së Krishtit dhe vazhdon të jetë akoma edhe sot.

Nuk di pse, por në çdo kala, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo, është gruaja ajo që dominon. Çdo kala është ndërtuar në funksion të një gruaje apo i është kushtuar asaj. Jo të gjithë burrat mund të na dhurojnë një kala siç bëri Ali Pashai me Vasiliqinë e tij. Ndryshe quhet edhe kalaja e dashurisë dhe ai e ndërtoi posaçërisht për të bukurën e tij. Gjiri i nuseve ku lahej Vasiliqia, taraca e bukur mbi det, kisha e ndërtuar jashtë kalasë bëjnë të mendosh se aty vërtetë ka qenë një ambient shumë tërheqës dhe çlodhës.

Në të vërtetë të gjitha kalatë e vendit tonë kanë diçka të përbashkët; sakrificën! Princesha Argjiro që u hodh nga bedenat e kalasë sëbashku me djalin e saj për të mos rënë në duart e zaptuesit, nga ku morì emrin edhe kalaja e Gjirokastrës, më e madhja e vendit tonë. E, si mos të përmend kalanë e Kepit të Rodonit ku thuhet se Gjergj Kastrioti kishte kaluar muajin e mjaltit me bukurinë mahnitëse dhe vendin e saj strategjik në det e në mal.

Kalaja e Petrelës më ka mbetur në zemër aq sa madhështore edhe mistike. Ajo dukej sikur të fuste në gjirin e saj dhe me shumë delikatesë të shpaloste gjithë bukurinë natyrore dhe historinë e fshehur në gji të saj sëbashku me simotrën e saj, kalanë e Prezës, që ndër të tjera thuhet që ishte dhuratë nga Gjergj Kastrioti për motrën e tij të vogël, Mamicën…

Nuk e kam harruar aspak kalatë e tjera të mëdhaja e të rëndësishme si ajo e Durrësit, Krujës, Beratit, Elbasanit, Tetovës, Prizërenit, Ulqinit etj., ku çdo gur flet për historinë tonë.

Sopoti i Arianitëve ku sopotaret u hodhën nga shkëmbi për të mos rënë në duart e turqve. Populli këndon: Sopotare moj të ngrata, rrokni thika, rrokni shpata. O do ikim të shpëtojmë, o do rrimë të luftojmë.

Ato ngrihen herë epike e herë dekorative, herë janë rrënoja e herë rrethojnë qytetin, por të gjitha kanë një emërues të perbashkët; mbartin historinë tonë. Aty çdo gur është histori…

Jam grua, kam gjak Argjiroje, Rozafe e Donike në këtë vend të bukur ku Perëndia i dha diell i dha male, fusha, lumenj e dete. Kemi shumë per t’i treguar botës, jo vetëm histori, por edhe mikpritje, tradita e besë!

Të Lidhura

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025
Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025
Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!
Të ndryshme

Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!

3 Qershor, 2025
“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich
Të ndryshme

“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich

31 Maj, 2025
Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi
Të ndryshme

Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi

23 Maj, 2025

TË FUNDIT

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë
Opinione

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë

15 Korrik, 2025

Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…
Aktualitet

Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…

15 Korrik, 2025

Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum
Aktualitet

Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum

15 Korrik, 2025

Elon Musk ngre ALARMIN: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha
Bota

Elon Musk ngre ALARMIN: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha

15 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com