Një aksident i rëndë është shënuar në Evires të Francës, ku kanë humbur jetën dy shqiptarë.
Në aksident janë përfshirë dy makina, ku njëra humbi kontrollin dhe i doli para mjetit tjetër. Makina ku ndodheshin shqiptarët 33 dhe 43 vjeç ka marrë goditje të fortë, duke lënë të vdekur shoferin dhe pasagjerin.
Ndërsa në makinën tjetër ndodhej nëna më fëmijët, të cilët ndodhen në spital me plagë të lehta, jashtë rrezikut për jetën.










