Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin kibernetik që rrëzoi për disa orë sistemin TIMS në vendin tonë, duke shkaktuar kaos në dogana.
Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SHBA thotë se qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet për të zbutur pasojat e sulmit, që vjen pas një tjetër sulmi të madh, atij të 15 korrikut, të sponsorizuar nga Irani.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur dhe rimëkëmbur”, thuhet në reagimin e NSA-së amerikane.











