🇦🇱 | Princ Leka II shprehu sot ngushëllimet e tij për vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II, duke nënshkruar librin e ngushëllimeve në Ambasadën Britanike.
Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, Princ Leka II do të shprehej për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj:
Dëshmi e gjallë e mishërimit të sovranitetit kombëtar në aspektin e vet më përbashkues, Elizabeth II përfaqëson mesazhin e pakohshëm të vazhdimësisë së shtetit, të Kurorës, që qëndron i palëkundur me përkushtim dhe vetëdije përballë sfidës dhe pasigurive.
E lidhur prej gjakut, ndonëse prej së largu, me Mbretëreshën Geraldinë, ajo do te mbetet një mentor për këdo aspiron t’i shërbejë interesit kombëtar, kudo ku ndodhet, dhe madheshtisë së shtetit që është streha dhe mburoja e shoqërisë.

Pjesëmarrja e shumë perrsonaliteteve në nënshkrimin e librit të ngushëllimeve ka marrë marrë falënderimin e përfaqësuesve të ambasadës:
Në emër të popullit britanik, falënderojmë të gjithë ata që shprehën ngushëllimet e tyre në këtë çast pikëllimi të thellë.
Libri i ngushëllimeve në Ambasadë do të hapet sërish për publikun nga e hëna 12 shtator deri të enjten më 15 shtator, nga ora 10.00 deri në 12.00 dhe 14.00 deri në 16.00.











