InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vendoset fashë për energjinë, sa do paguajnë ata që konsumojnë mbi 800 kW/h

8 Shtator, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Vendoset fashë për energjinë, sa do paguajnë ata që konsumojnë mbi 800 kW/h

Ashtu siç ishte paralajmëruar, qeveria ka njoftuar këtë të Enjte rritjen e çmimit të energjisë elektrike për ata abonentë familjarë që konsumojnë më shumë se 800 kWh në muaj, duke filluar nga Tetori.

Në një komunikim për mediat këtë të të Enjte, ku u prezantua një paketë e dytë ndihmëse që pas rritjes së çmimeve, kryeministri Edi Rama njoftoi masën e re me qëllim “kursimin e energjisë”.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se 96 përqind e familjeve në vend konsumojnë më pak se 800 kWh në muaj.

Për familjet që konsumojnë mbi këtë fashë, u tha se do të paguhet nga abonentët me “çmimin e tregut”. Balluku saktësoi se kjo kategori do ta paguajë 1 kWh me 42 Lekë, nga 9 Lekë që paguan aktualisht.

Masa, shtoi ministrja e Energjetikës, do të rishikohet në fund të vitit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se me këtë nismë “synojmë të krijojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt të energjisë elektrike në kushte krizë”.

“Nisur nga analiza e të gjithë fashave të konsumatorëve. Mbi 90 % konsumatorë familjarë konsumojnë rregullisht më pak se 800 kW/h. 6-7 % e totalit konsumojnë më shumë se 800 kW/h. Bëhet fjalë për familjarë me vila, pishina, oborre të gjera, për të cilët ka ardhur koha nuk mund të paguajë më buxheti I shtetit. Çdo kilovat mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut”, tha Rama.

“Sot lexova që Zvicra ka vendosur penalitetin e 3 viteve burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë shtëpinë e tyre. Në Gjermani është paraqitur plani për fikjen e dritave në të gjitha bizneset pas orës 10 të darkës. Ne nuk kemi plan të tillë shkurtimesh drastike a detyrimesh të kësaj natyre apo penalitetesh, por kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk ka nevojë”, shtoi ai.

Belinda Balluku tha se do ngrihet “task forca” që do ketë si synim uljen e humbjeve në rrjet, kontrollin e gjithë faturave dhe matjeve, monitorimi i punonjësve të OSHEE dhe masat e eficencës së energjisë.

Ajo shtoi se Qeveria do subvencionojë abonentët që aplikojnë për instalimin e paneleve diellore në tarracat e pallateve.

“Ky projekt do nisë me 2000 abonentë dhe për ta do ketë një grant mbështetje 70% të kostos për vendosjen e paneleve diellore. Projekti do nisë në 1 tetor, por nga data 1 nëntor e këtij viti abonentët do kenë mundësi të aplikojnë për të marrë këtë grant për instalimin e paneleve diellore”, deklaroi ajo.

Ministrja bëri me dije se masa për kursimin e energjisë do ndërmerret dhe në institucionet shtetërore, ku sipas saj, do caktohet një person për çdo ent, qe do quhet administratori i energjisë. Detyra e tij do jetë të garantojë një ulje me 15 % të konsumimit që është trageti që duhet arritur.

Të Lidhura

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026
Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026
Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

TË FUNDIT

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com