Ish-kryetari i PD Lulzim Basha, reagon për sulmin kibernetik që Irani bëri më 15 korrik ndaj shërbimeve qeveritare online. Ai thotë se aleanca me NATO-n tregon rëndësinë jetike për sigurinë e Shqipërisë.
“Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë tregon sërish rëndësinë jetike të aleancës së NATO-s për sigurinë tonë.
Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e domosdoshme të SHBA-së dhe qëndrojmë së bashku me aleatët tanë të NATO-s për të kërkuar llogari Iranin për të parandaluar kërcënimet dhe veprimet kundër sigurisë sonë të përbashkët”, shkruan Lulzim Basha.
Kujtojmë se, mesditën e sotme kryeministri Edi Rama njoftoi se pas sulmit kibernetik qëndronte shteti i Iranit dhe për këtë kishte prova të pakundërshtueshme. Nisur nga ky fakt, Shqipëria ndërpreru menjëherë marrëdhëniet diplomatike dhe Ambasada ka 24 orë kohë të largohet.