Shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në Tragjas të Vlorës.
Bëhet me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, ku në një mjet kamion, të parkuar, në pronësi të shtetasit Ahmet Curraj, 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Më datë 12.08.2022, rreth orës 23:30, në fshatin Tragjas, Orikum, në një mjet kamion, të parkuar, në pronësi të shtetasit A. C., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit” njofton policia