Në pjesën më të madhe të vendin do të dominojnë kthjellimet, por gjatë pasdites pritet shtim i vranësirave.
Këto të fundit do të sjellin reshje shiu dhe stuhi lokale në verilindje dhe juglindje të vendit.
Temperaturat në mëngjes do të luhaten 17-24°C, ndërsa në mesditë do të regjistrojnë vlerat nga 33°C në veri deri në 40°C në zonën e ulët.
Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7-14 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.











