Protesta për ngjarjen e Potamit ishte zëri i qytetarëve që duhet të dëgjohen.
Aktivistja e shoqërisë civile, Edlira Çepani, tha në studion e MCN TV se nëse qytetarët bashkohen dhe e ngrenë zërin, atëherë detyrimisht do të dëgjohen.
Çepani tha se gabimet që janë bërë duke lejuar korrupsionin, shoqëria shqiptare po i paguan me jetë.
Është një rast që thërret zërit e çdo qytetari, që duhet të mos ndodhë më në asnjë mënyrë. Gabimet që ne po bëjmë duke lejuar korrupsionin të shkojë deri në këtë pikë, po i paguajmë shtrenjtë edhe me jetë. Nëse më parë i paguanim me mungesë shërbimesh dhe gjëra të tjera materiale, sot po i paguajmë me jetë.
Nëse të gjithë marrin në telefon policinë, kjo e fundit nuk mund të rrijë indiferente.
Protesta ka qëllim të tregojë mosdakordësinë dhe të kërkojnë të dëgjohet zëri i qytetarëve. Protesta është arma e fundit. Arroganca qytetare
Do të duhej të ishin dhënë shumë më tepër dorëheqje.
Shoqëria civile e ka fuqinë për t’iu imponuar qeverisë, institucioneve. Nëse qytetarët vendosin ti thonë problemet e tyre, të protestojnë për to, atëherë kjo është shoqëria civile.
Ka ardhur koha që të mos e kemi luksin të merremi me jetët tona, sepse Shqipëria nuk po ecën në drejtimin e duhur.











