Aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë ku polici Arjan Tase i mori jetën vajzës 7-vjeçare, ka ka indinjuar mbarë opinionin publik, si dhe ka rikthyer në fokus debatin e madh mbi sigurinë në plazhet shqiptare, të cilat pothuajse janë totalisht jashtë kontrollit.
Reagimet kanë qenë të shumta, dhe me të drejtë ka opioni qytetar ka shpërthyer kundër të gjithë sistemit të policisë e cila në rastin konkret identifikohet me fytyrën e efektivit Arjan Tase, që edhe pse kishte kryer një krim shfaqej prepotent dhe arrogant duke shpërfillur dhembjen e familjes Avdia.
Ish deputeti Eduart Ndocaj, një njohës i mirë i problematikave të plazheve dhe sistemit të duhur të sigurisë, krahas indinjatës së tij të thellë për humbjen e jetës së vogëlushes 7-vjeçare, ka sjellë në fokus situatën alarmantë të mungesës së sigurisë në plazhet shqiptare, të cilën e ka detajuar me elementët e shfaqur në foton përkatëse të aksidentit të djeshëm.
Ndocaj është i bindur se në bregdetin shqiptar ka shtrirë kthetrat e saj të frikshme mafia dhe krimi i organizuar, dhe shpreh shqetësimin e tij se duhet vullnet i fortë i organeve të drejtësisë dhe institucioneve ligjzbatuese për të rikthyer normalitetin.
Ja postimi i plotë:












