InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Ishulli i Evropës që ndërron kombësitë çdo 6 muaj, çfarë tha Viktor Hygo kur e vizitoi…

1 Gusht, 2022
in Artikuj, InfoPress, Kuriozitete, Të ndryshme
A A
Ishulli i Evropës që ndërron kombësitë çdo 6 muaj, çfarë tha Viktor Hygo kur e vizitoi…

“Ishulli i fazanit”, i vendosur në tokat kufitare midis Francës dhe Spanjës, shkëmbehet mes këtyre dy shteteve çdo gjashtë muaj. Parregullsi kufitare gjenden në të gjithë Evropën dhe botën, por një ishull që shkëmbehet çdo vit, është jashtëzakonisht i çuditshëm. 

Gjatë historisë, ka pasur një sërë emërtimesh të ndryshme për “Ishullin e fazanit”, por emri që mban aktualisht është vendosur gabimisht.

“Nuk ka fazanë në Ishullin e fazanëve”, u ankua romancieri francez Viktor Hygo kur e vizitoi atë në vitin 1843. Në fakt, në ishull ka vetëm disa shpendë të ngjashëm me fazanët dhe zogj të tjerë shtegtarë.

Ishulli u bë i njohur në vitin 1648, kur iu dha fund luftës 30-vjeçare midis Francës dhe Spanjës, dhe u zgjodh si një hapësirë ​​neutrale për të demarkuar territoret e reja kufitare. Në fakt, u zhvilluan 24 samite dhe në vitin 1659 u arrit marrëveshja e paqes në “Traktatin e Pirenejve”.

Për të nderuar këtë rast, u organizua një martesë mbretërore dhe në vitin 1660, mbreti francez Luigji XIV u martua me vajzën e mbretit Filip IV, Maria Theresa të Spanjës, në ishullin e shpallur neutral.

Vendi nisi të shihej si një metaforë e paqes dhe u vendos që Spanja dhe Franca të kishin kujdestarinë e përbashkët të territorit. Spanja do të mbante kujdestarinë nga 1 shkurti deri më 31 korrik të çdo viti, ndërsa gjashtë muajt e tjerë, Franca.

Çdo 6 muaj, të dyja shtetet përkujdesen për mirëmbajtjen e ishullit, diskutojnë për të drejtat e peshkimit dhe monitorimin e cilësisë së ujit etj.

Vizitorët hyjnë në ishull ose në një nga ditët e dorëzimit, kur realizohen aktivitete të shumta, ose gjatë pelegrinazheve të ndryshme.

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026
Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026

TË FUNDIT

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore
Aktualitet

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore

9 Maj, 2026

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”
Aktualitet

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”

9 Maj, 2026

Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane
Aktualitet

Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane

9 Maj, 2026

“Nuk kam dhënë shembull të mirë” – Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…
Show Biz

“Nuk kam dhënë shembull të mirë” – Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

9 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com