InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Negociatat me BE, 35 kapitujt e vështirë! Pikat e forta dhe problemet e Shqipërisë

20 Korrik, 2022
in Artikuj, InfoPress
A A
Negociatat me BE, 35 kapitujt e vështirë! Pikat e forta dhe problemet e Shqipërisë

Bashkimi Europian ka çelur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një proces që i dha fund një sage 8 vjeçare ku Shqipëria ishte në pritje të hapjes së negociatave, por për një apo një tjetër arsye, kjo nuk u mundësua në Bruksel, deri këtë të martë. Nisja e negociatave ka sjellë eufori në Tiranë dhe Shkup, por procesi nuk do të jetë i lehtë.

Në total janë 35 kapituj që duhet të hapen dhe të mbyllen gjatë diskutimeve me dakordësinë e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, çka nënkupton se veç vështirësive në përmbajtje, procesi pritet që të hasë edhe pengesa te tjera burokratike.

I gjithë procesi i bisedimeve është konceptuar në metodologjinë e BE-së si proces përgatitor, që përafron legjislacionin e vendit kandidat me atë të BE-së, përgatit përmes forcimit të pavarësisë dhe rritjes së efikasitetit e profesionalizmit institucionet e vendit kandidat deri kur të gjitha vendet anëtare të unionit të vlerësojnë se vendi kandidat është gati për anëtarësim.

Kapituj nisin nga bujqësia, mjedisi, peshkimi e deri te drejtësia, liritë e të drejta themelore të njeriut dhe konkurrenca e tregu i lirë.

Duke u bazuar në raportet vjetore të progresit të Komisionit Europian, Shqipëria është në progres të avancuar në kapitullin 15-të që ka të bëjë me energjinë, kapitujt 23 dhe 24 që lidhen me drejtësinë dhe kapitujt 30 dhe 31 që kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe sigurinë rajonale.

Për energjinë, orientimi i BE është drejt energjisë së pastër, kriter që Shqipëria e plotëson, pasi prodhon thuajse 100 për qind të energjisë nga hidrocentralet dhe në këtë drejtim është shumë më para edhe se një pjesë e mirë e vendeve anëtare të unionit.

Në kapitujt që kanë të bëjnë me drejtësinë, reforma e ndërmarrë në 2016-n, pavarësisht problematikave të saj është vlerësuar vit pas viti në raportet e Komisionit Europian. Vërejtja kryesore në lidhje me këtë reformë është zbatimi praktik i legjislacionit dhe përparimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Për politikën e jashtme, Shqipëria prej vitesh ka shpallur e ndjekur qëndrimin e njësimit të qëndrimeve me ato të BE-së dhe ky njësim u provua së fundmi me sanksionet ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.

Por ka disa aspekte ku Brukseli ka qenë kritik me Shqipërinë. Një ndër kapitujt që mund të sjellë probleme është ai që lidhet me të drejtën për t’u vendosur, jetuar e punuar në një vend tjetër të BE-së (nga vendi i lindjes) dhe e drejta për ta pasur shërbime. Në këtë pjesë, KE ka ngritur ndër vite shqetësimet për azilantët nga Shqipëria, shkeljen e rregullave të lëvizjes së lirë me BE-në dhe trafikun e të miturve në vendet e unionit.

Kapitulli 5 është kapitulli tjetër, ku Brukseli ka vërejtje. Ai lidhet me tenderat, koncesionet dhe PPP-të. Në raportet e progresit, KE ka kritika për mungesë gare, transparence dhe korrupsion. Për PPP-të, raportet ngrenë shqetësimin se një pjesë e madhe e tyre janë dhënë pa studime të mirëfillta kosto-përfitim.

Kapitulli 8 që ka të bëjë me konkurrencën dhe tregun e lirë vlerësohet gjithashtu nga raportet e KE-së si problematik. Këtu, më shumë se legjislacioni, BE ka përsëritur çdo vit se problem është moszbatimi i tij, ndërsa korrupsioni cilësohet si një prej faktorëve që po dëmton konkurrencën.

Kapitujt 14 dhe 21, që kanë të bëjnë me transportin dhe rrjetet trans-europiane janë gjithashtu dy tema që mund të kërkojnë kohë. Raportet e Komisionit Europian kanë ngritur shpesh shqetësimin për lidhjet e kufizuara të Shqipërisë me rajonin dhe rrjetin europian në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe atë energjetike.

KE ka shfaqur në raport kritika edhe për mjedisin, që është Kapitulli 27 i negociatave. Në këtë kapitull, vlerësimet e Brukselit, që prej 2016-s ngrenë shqetësime se me projektet e inceneratorëve Shqipëria ka devijuar nga politikat e BE-së, që në krye të piramidës së trajtimit të mbetjeve ka riciklimin dhe jo djegien e tyre.

Problematika e pretendime mund të shfaqen gjatë negociatave nga vende të caktuara të BE-së për minoritetet, pakicat kombëtare dhe të drejtat e pronësisë, ku me apo pa te drejte Greqia ka qene shume aktive ne kritikat ndaj Shqipërisë.

Të Lidhura

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale
Artikuj

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale

18 Janar, 2026
Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut
Artikuj

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut

17 Janar, 2026
STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT
Artikuj

STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT

8 Janar, 2026
Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online
Artikuj

Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online

29 Dhjetor, 2025
Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)
Artikuj

Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)

29 Dhjetor, 2025
Nga Denada Isa: Mësimdhënia është art dhe të tillë e ben mësuesi
Artikuj

Nga Denada Isa: Mësimdhënia është art dhe të tillë e ben mësuesi

22 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Psikologe Marsela Lekli: Stop manipulimit me autizmin!
Aktualitet

Psikologe Marsela Lekli: Stop manipulimit me autizmin!

21 Janar, 2026

Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi
Aktualitet

Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi

21 Janar, 2026

Rama përgjigjet ftesës së Trump për Bordit e Paqes: Angazhimi do t’i paraqitet Kuvendit
Aktualitet

Rama përgjigjet ftesës së Trump për Bordit e Paqes: Angazhimi do t’i paraqitet Kuvendit

21 Janar, 2026

Horoskopi ditor, 21 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 21 janar 2026

21 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com