Nga Nebil Çika
Sali Berisha, i vënë me shpatulla për murit nga një fshatar,ka thënë dje në Belsh se ligji 7501 për pronat është gabim.
Në fakt ligji 7501 nuk është një gabim është krim madje krimi më i madh shtetëror që nga viti 1991 në Shqipëri .
Është grabitja politike ne e madhe që iu eshte bërë shqiptare në histori është shkelje e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, pra një krim i njohur si i tillë ndërkombëtarisht. Shkeljet e lirive dhe drejtave themelore të njeriut janë krime kundër njerëzimit dhe në kushte normale të funksionimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, autorët e tij do të ishin gjykuar e dënuar edhe nga gjykatat ndërkombëtare.
Ligji 7501 është vazhdimi i gjenocidit që diktatura bëri për 60 vjet ndaj qindra mijëra shqiptarëve pronarë legjitim i mori pronat, i vrau , burgosi, internoi, dëboi i shpalli kulakë etje .
Madje në aspektin ligjor ligji 7501 i Berishës ishte më kriminal se ligjet e aktet e Enver Hoxhës për pronat. Shteti i Hoxhës u mori pronat, i vrau e persekutoi pronarët por nuk i tjrërsoi ato .
I mbajti pronë shteti por nuk ja dha dikujt tjetër pronën e tjetrit . Jo, as Enver Hoxha nuk guxoi ta bënte këtë.
Këtë e bëri pikrisht si që kishte detyrimin politik e moral të bënte të kundërtën, të rregullonte padrejtësinë komuniste ndaj pronës dhe pronarëve, Sali Berisha .
Nuk e bëri se nuk e dinte për se siç tha edhe vet atë “atë koncept kishte ” pra një koncept komunist, madje më komunist se Hoxha.
Grabitja e pronave për të siguruar pushtetit e bën krimin e Berishës me ligjin 7501 një veprim me ndërgjegje të plotë .
“Grabita pronat në shkëmbim të votës për pushtetin, se më thanë ca fshatarëve pa prona se nuk do të votojmë po u ktheve pronë pronarëve të ligjshëm ” – e kuptoni çfarë logjike kriminale pranon të këtë ky njeri ?!
Si mund të kryesh një krim ,një shkelje të të drejtave e lirive themelore të njeriut , një tradhëti kombëtare, në shkëmbim të votave ?!
Po sikur ata fshatarët pa tokë ti kërkonin të vriste fare pronarët e tyre në shkëmbim të votave do ta bënte ?!
Se grabitja e pronës një lloj vrasje e ekzekutimi pa gjyq është !
Edhe Enver Hoxha kështu i justifikonte krimet e tij, me marrjen dhe mbajtjen e pushtetit.
Ku është ndryshimi këtu ?!
Por 7501 nuk është krim vetëm si shkelje e te drejtave dhe lirive themelore të njeriut është edhe tradhti kombëtare pasi tokat e pronarëve shqiptar iua fali, jo shqiptarëve, duke rritur mundësitë e pretendimeve territoriale të fqinjëve të cilët deti atëherë i mungonte prova kryesore juridike e pretendimeve të tyre : pronësia mbi tokën “. Këtë provë ia dhuroi Berisha .
Jo vetëm për analogji me Berishën ,por edhe kasapi i Ballkanit dhe i shqiptarëve Millosheviçi, kur erdhi në pushtet në Serbi në vitet 1980 ktheu pronarëve ato pak prona që kishte sekuestruar Jugosllavia komuniste.
Nuk bëri dallim midis serbëve dhe shqiptarëve.
I ktheu edhe në Kosovë, Luginën e Preshevës etje , Pronarëve legjitimë pa dallime etnike .
I vrau e masakroi shqiptarët por pronat nuk iu grabiti, nuk i tjetërsoi titujt e pronësisë, se prona edhe për një gjakatar si ai, ishte e shenjtë, e drejtë se pari hyjnore e pastaj ligjore. asnjë mendje edhe më anormale si ajo e Mimlosheviçit nuk mund të shkonte deri tek logjika e praktika e Berishës për pronat.
Por ky ligj përdoret edhe si preçedent për të mos iu kthyer pronat shqiptarëve në Greqi, çamëve.
“Kur tiu kthesh ti tokat pronarëve në Shqipëri ,do tiu kthej edhe un çmëve në Greqi” – i tha ish kryeministri grek Miçotaqis,në vizitën e tij në Shqipëri 1992 në Tiranë, duke e asgjësuar diplomatikisht, pikërisht me ligjin e tij kriminal 7501 .
“Të kam thënë që do të akuzohesh për tradhti kombëtare me ligjin për pronat ” – i tha një mjek miku i tij në një nga këto foltoret e tij para disa ditëve. Ja tha në sy dhe ai as u skuq e as u zverdhur ashtu si dje në Belsh që sillej sikur kishte bërë një gabim ,jo në krim kundër njerëzimit e tradhti kombëtare.
Problemi tjetër është se ai edhe pse pranon gabimin nuk merr përsipër ta zhbëjë atë .
Nuk premton ndryshimin e ligjit në se do të këtë me mundësi se jam i bindur që nuk do ta këtë më një shans të tillë në se shqiptarët normal, veçanërisht pronarët dhe të djathtët do të kenë aq dinjitet tëmos votojnë sërish një autorë krimi e tradhtie kombetare .
Por as si mashtrim politik nuk e artikulon dot.
Se e ka koncept siç tha edhe vetë , se e ka program . 7501 është baza e të ashtuquajturës “Katovicë”, vazhdimësisë së pushtetit komunist në Shqipëri. “Armiqtë tanë janë pronarët” – thoshte Ramiz Alia në 1989, ky ishte koncepti që kishte e zbatoi Berisha në 1992 e me pas .
7501 ishte program politik që synonte garantimin e kthimit të komunistve në kapitalistë si e vetmja mundësi e vazhdimësisë se pushtetit.
Në se do të ishte kthyer pronë tek i pronari i ligjshëm sipas të drejtës se robit dhe Zotit askush nuk do të mund ta vidhte e grabiste atë si ndodh sot, në veçanti politikanët dhe shtetarët e ortakët oligarkë të tyre .
Ky ligj përvec votave që pretendon Berisha solli edhe mundësinë e bërjes pronarë të kastës ish komuniste , politikanëve, zyrtarëve dhe familjarëve të tyre. Berisha mund ta pranojë krimin si “gabim ” sa për sy e faqe por nuk e ka pas dhe nuk e ka vullnetin ta korrigjojë atë.
Në mandatin e dytë 2005 – 2013 ai e dinte që ligji ishte gabim por nuk mori asnjë masë për ta korrigjuar atë .
Përkundrazi,bëri një ligj tjetër më kriminal atë të legalizimit të ndërtimeve pa leje shumica e tyre në tokë të grabitur me dhunë, pa ligj. Pra edhe atë pak tokë kryesisht rreth qyteteve, që ishte grabitur e pushtuar me forcë nga individë, grabitje që që ishte lejuar e stimuluar nga shteti, në shkelje të ligjeve, ua legalizoi grabitësve duke shkelur cdo të drejtë të pronarëve të ligjshëm.
Me pak fjalë asnjë pendim e reflektim për atë krim që nisi në 1991.
Ai është një autor krimi recidiv dhe edhe në të drejtën e procedurën penale përsëritësit e krimeve nuk përfitojnë falje e as ulje dënimi.
Tani ky kërkon prapë të rikthehet në politikë e pushtet me të njëjtën logjikë si në 1992 apo 2005 i gatshëm dhe i aftë të bëjë gjithçka për pushtetin gjë që po e dëshmon çdo ditë me paligjshmërinë, dhunën, mashtrimet etje . Mendoni se një njeri që sulmon e pushton selinë e partisë se tij mund të besohet se do të zbatojë ligje e rregulla për të tjerët vecanërisht për pronat .
Thellbi i ligjit 7501 i Berishës e ka bazën tek logjika e tij prej pushtuesi, një logjikë barbare e komuniste që i ka tejkaluar pasojat e pushtimeve të huaja veçanërisht me ligjin 7501.
As romakët, as sllavët, as turqit, as italianët, as grekët nuk i prekën dhe tjetërsuar pronat në pushtimet e tyre në Shqipëri . Vetëm Berisha guxoi ta bënte këtë me vetëdije të plotë, pa e vrarë ndërgjegja për këtë gjëmë në kapërcim të pushtuesve të huaj që i bëri kombit e poullit të tij.
Daullet bien për ata që kanë vesh !
N.Ç











