Nga Agron PREBIBAJ
Një miku im më kishte njoftuar për ketë takim brezi në Shkoder, të gjithë mësues të dalë nga “Shenjazi Juka”, të diplomuar në vitin 1977, pra 45 vite më parë, të cilët do takoheshin tashmë edhe pa njohur njeri – tjerin, pasi që nga 18 -19 vjeçar, tashmë kokat e tyre të zbardhura e të pa flokë, ndërsa zonjat me sherbim parukerie, kjo veçantia e njeriut elitar të kësaj bote.

E përzgjedhuara e këtij shkrimi do jetë profesoreshe Age Qehaja Doçaj, e cila edhe më ngacmoi në këtë ndjenjë njerëzore, duke më thënë: “Tash po të vjen radha edhe ty si brez tjetër, ish nxënësi ynë, ndaj dhe shkruaj e respekto brezin që të ka mësuar”!
Unë pasi e ndoça takimin në TV1 Chanl, pashë brezin e mësuesave të mi, sinqerisht edhe u emocionove pasi këta pasonin mësuesit e parë – plejadën e pishtarëve të arsimit shqiptar, ndërsa këta janë brezi dallendysheve të mirë arsimimt shqiptar, brezi më energjik me përkushtim për të përgatitur brezat për një ardhme intelektuale në sherbim të vëndit.

Aty ç’është e vërteta unë njihja vetëm prosorët elitar nga Nikaj-Mërturi, aty ishte Age Qehaja së bashku me bashkëshortin Gjelosh Doçaj, Kolë Buja një tjetër përsonazh aktiv edhe në shoqërinë civile, ndërsa Dede Vukaj përcolli me emocion ato vite 1973 -1977, po aty ishte edhe miku e kolegu im ndër vite Dylejman Karaj, të njëjtin respekt përcjell për secilin të panjohuar timin, të cilët duhen konsideruar si *misioniaret e arsimimit shqiptar*, këta burra e gra përcollën në Universitete nxënësit me shkëlqim, një pjesë e tyre për të kapur edhe majat e shkëncës e botës Akademike.
Ky është brezi i mësuesëve të cilët shpërndaheshin në të gjithë Shqiprinë, por kryesisht në zonat e thella malore, atje ku kishte mungesë për arsimtar, punonin në diell, por edhe në shi e në borë, edhe larg vëndlindjes, me disa orë larg rrugën e makinës, me të drejtë mund të konsiderohen “atletët e kryqëzuar të arsimit shqiptar”, por edhe krenaria e arsmimit në shekullin e kaluar!
Suksese, shëndet e jetë të gjatë për secilin!













