Nga Vendim DEMAJ
𝙋𝙧𝙞𝙣𝙖 𝙋𝙖𝙧𝙩𝙞 !
Caktimi i deputetëve nëpër grupet e njësiteve guerile si ushtarët e shahut, pa i pyetur apo njoftuar, është një disiplinë ushtarake që përdornin gjeneralët serb me ushtarët e tyre në luftën me Kosovën, praktikë e cila sot po përdoret nga gjeneralët rus në Ukrainë.
Në luftën e Kosovës në të cilën kam 𝙣𝙙𝙚𝙧𝙞𝙣 dhe 𝙠𝙧𝙚𝙣𝙖𝙧𝙞𝙣𝙚 që isha pjesë e saj,
asnjëherë nuk është dërguar një ushtar në vijën e frontit në një zone pa e pyetur dhe konsultuar me të, pasi mund të qëllonte se ai nuk do të njihte zonën ose dhe mund të mos ishte aq efektiv sa mund të ishte në një zonë tjetër.
Ky urdhër ushtarak që publiku u informua përmes medias, po ashtu dhe për qëndrimet e disa dele deputetësh, se dhe ata ishin informuar përmes paraqitjes së lexueses së motit në media,
tregon se ata thjesht shifen si objekte për numërim statistikor për të ekzaltuar tifozët në stadium,
por jo si individ që mund të pyeten apo diskutohet ne ta.
Gatishmëria apo memecëria e tyre për të zënë vendin në ato minikomitete shpëtimi, është dëshmi e gjallë që ata/o janë aty për të firmosur bordoronë e kooperativës,
dhe skanë këllqe për të mbrojtur statusin që u ka 𝙙𝙝𝙪𝙧𝙪𝙖𝙧 Partia Demokratike.
Askush sduhet të aludojë apo leh, që këtu ka dorë Berisha, pasi ai nuk merret ne caktimin tallallëve sporadik ,
dhe për më tepër ai e ka treguar që është shumë i kujdesshëm në caktimin e përfaqësimit të komuniteteve.
Për ju deputetët që 𝙘𝙞𝙟𝙖𝙩𝙚𝙣𝙞😉 në ndonjë qoshe fb,
duhet që të shtrini veshët dhe të rreshtoheni pa bërë zë, sepse pupaci ua tërheq veshët dhe rrezikoni të shkoni dhe me pushime.











