Temperatura përvëluese, ja zonat ku termometri ditën e sotme do të shënojë mbi 35°C

Moti përgjithësisht do të karakterizohet nga orë të gjata me diell dhe vranësira në pjesën verilindore të vendit.

Në zonën e alpeve në mesditë shi i izoluar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet.

Valëzimi i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 17 deri 31°C, në zona e ulëta 19 deri 36°C,në zona bregdetare 20 deri 33°C.