InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ajo që na bashkon është beteja me qeverinë”, Salianji: Kreu i PD duhet të kapërcejë vetveten për t’i dhënë opozitës një mundësi, ja kush është dështimi më i madh i Berishës

17 Qershor, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
“Ajo që na bashkon është beteja me qeverinë”, Salianji: Kreu i PD duhet të kapërcejë vetveten për t’i dhënë opozitës një mundësi, ja kush është dështimi më i madh i Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar ditën e sotme në një emision televiziv, interpelancën me ministrin e Brendshëm, Bledar Çuçi. Salianji tha se pikëpyetjet e tij dhe të opozitës nuk morën një përgjigje për dështimin e Operacionit Forca e Ligjit apo Vettingun në Polici. Ai e akuzoi Çuçin për neglizhencë përballë problematikave që has policia dhe sigurinë.

“Ministri aktual i Punëve të Brendshme ka luajtur një rol më pak protagonist duke e përdorur këtë si taktikë për të mos u sulmuar. Ajo që unë e ktheva dje në interpelancë kanë qenë temat e nxehta si OFL dhe Vettingu i Policisë, dy nisma që kanë dështuar. Nisma këto që janë reklamuar shumë fort nga vetë Qeveria, apo sipas Ramës që shprehej se OFL do t’i bëhej ferr kriminelëve. I vetmi evoluim që ka ky ministër në raport me të tjerët është që i merr problemet me qetësi, nuk është se shqetësohet shumë. Unë prisja të kishte një qasje të ndryshme, të dalë dhe të thotë çfarë ndihme kërkon” – tha Salianji.

Deputeti i PD u ndal edhe tek foto e Ilir Metës me Sali Berishën në Baku të Azerbajxhanit. Ai komentoi se bashkëpunimi mes tyre pas 24 korrikut është një realitet që nuk mund të shmanget. Sipas Salianjit, i ashtuquajturi front opozitar ka si qëllim parësor largimin e Edi Ramës nga pushteti.

“Ajo që na bashkon të gjithëve është pa dyshim beteja me qeverinë. Foto në fjalë është shpërfaqja publike e një aleance të dy njerëzve që edhe janë luftuar shumë, por edhe kanë bashkëpunuar shumë për interesa të përbashkëta siç është edhe largimi i Edi Ramës. E shoh si një realitet që pas 24 korrikut do të ketë një bashkëpunim mes Berishës dhe Metës dhe nuk e shmangim dot. Mendoj e Berisha do ta kishte shume të vështirë për t’u paraqitur si alternativë konkurruese nëse nuk afron rreth vetes disa figura apo njerëz të terrenit. Fronti opozitar përfshin të gjithë njerëzit që edhe pse mund të kenë përplasje ideologjish, i bashkon lufta me Edi Ramën që kontrollon sot të gjithë pushtetet. Në këtë situatë fronti opozitar është i domosdoshëm, por nga e thëna në të bërë do punë” – tha Ervin Salianji.

Ai shtoi se ishte Sali Berisha ai që e ka mbajtur Lulzim Bashën edhe pas humbjes në 25 Prill. Salianji u shpreh se kreu i PD duhet të kapërcejë vetveten për t’i dhënë opozitës një mundësi.

“Një nga dështimet më të mëdha të Sali Berishës ishte zoti Basha. Unë jam i bindur që në mos i vetmi, ai është kryesori për të kapërcyer veten për t’i dhënë opozitarizmit një pamje tjetër” – tha deputeti demokrat.

Të Lidhura

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026
Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026
Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026
Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026

TË FUNDIT

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026

10 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com