Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur Meri Lalaj.
Lajmi është bërë i ditur nga studiuesja Luljeta Dano, me anë të një postimi në Facebook.
“Kaq e trishtueshme ikja e vetë Meri Popins! Meri Lalaj, nuk e besoj dot, për energjinë tënde dhe të qeshurën tënde me gjithë zemër…”, shkruan ajo.
Lalaj prej disa kohësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të pasojave që i shkaktoi Covid-19.











