Historia e tapetit të kuq: Si lindi tradita e nderimit të veçantë të elitës

Sot tapeti i kuq lidhet me VIP-at, personalitetet, krerët e shteteve, personazhet e famshëm, dhe festivalet e filmit. Ai ngjall imazhet e bliceve të kamerës dhe paparacëve, fustaneve plot shkëlqim, kostumeve dhe veshjeve shumë të rafinuaratë personaliteteve të rëndësishme që zbresin nga avionët privatë, dhe që i përshëndesin me dorë turmat.

Ky është një koncept shumë modern i asaj që simbolizon sot tapeti i kuq. Ajo që dihet më pak, është se përmendja e parë e tapetit të kuq në kulturën popullore ka ndodhur Greqinë e lashtë mbi 2000 vjet më parë. Kjo referencë është vënë re për herë të parë 2500 vjet më parë në një epikë greke të babait të tragjedisë, Eskilit dhe dramës së tij Agamemnoni.

Në këtë epikë të shkruar në vitin 458 Para Erës Sonë, mbretëresha hakmarrëse e mbretit Agamemnon, Klitemnestra, përgatitet për rikthimin madhështor të burrit të saj nga një fitore në Luftën e Trojës. Klitemnestra flet për një dysheme të zbukuaar me rpudha të kuqe, ku do të kalonte mbretit.

Është e rëndësishme të theksohet se Klitemnestra kërkoi të hakmarrej ndaj burrit të saj për dy arsye. Së pari, sepse ai po rikthehej të jetonte me konkubinën e tij më të re, Kasandra. Së dyti, për shkak të rolit të Agamemnonit në vdekjen e vajzës së tyre, Ifigjenia, një dekadë më parë.

Agamemnoni shkon të luftojë në Luftërat e Trojës, duke e lënë një shtëpi gruan e tij Klitemnestra”- thotë Emi Henderson, historiane në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Uashington. “Kur kthehet, është i dashuruar me Kasandrën, të cilën e merr me vete nështëpi”- shton ajo.

Agamemnoni kishte të drejtë që ishte i kujdesshëm. E megjithatë nuk do t’i rezistonte tundimit për të ecur zbathur mbi tapetin e kuq. Tapeti do ta çonte drejt pallatit të tij, ku do goditej për vdekje me thikë nga Klitemnestra në vaskën ku po lahej.

Studiues si Xhin Gutierrez, anëtare ShoqatëHistorike të Nju Jorkut, thotë se lidhja me ngjyrën e kuqe në Greqinë e lashtë, shpjegohej me atë të hyjnisë dhe e perëndive. “Ai hezitonte ta shkelte tapetin, pasi e kuqja në Greqinë e lashtë konsiderohej një ngjyrë hyjnore. Ndoshta vetë nuanca ishte më e rëndësishme se sa tapeti i kuq”- thekson Gutierrez.

Deri në historinë moderne ka shumë pak raste të regjistruara të tapetit të kuq dhe përdorimit të tij në histori. Ka disa raste të paverifikuara dhe të izoluara të përdorimit të tapetit të kuq nga elita në epokën e Rilindjen (midis shekujve XIV-XVI) në Evropën Perëndimore.

Por nuk ka mjaftueshëm fakte që e tregon përdorimin e saj si një simbol të pushtetit apo statusit social.

Tek vetë arti i Rilindjes, përdorimi i tapeteve dhe qilimave të kuq ishte i shpeshtë, me origjinë orientale, dhe me modele të ndërlikuara. Ato shfaqeshin zakonisht në pikturat e hyjnive, shenjtorëve dhe mbretërve, gjë që sipas disa historianëve, shpjegohet me koston e madhe engjyrës së kuqe të ndezur.

Boja e kuqe ishte më e vështira për tprodhuar dhe për pasojë më e shtrenjta. Ajo merrej nga insekti kokinel i gjetur në Amerikë. Në fakt, Aztekët dhe Majat e përdornin shpesh këtë ngjyrë dhe teknikë për të ngjyrosur pëlhurat që vishnin. Dhe do të bëhej një eksport popullor dhe shumë i vlerësuar deri në shekullin XVII-të.

Çmimi i ngjyrës së kuqe filloi të binte në shekullin XVI pas pushtimit të Amerikës Latine nga Spanja. Ashtu siç bënë me kafenë, duhanin dhe disa mallra të tjera, spanjollët morën kontrollin e këtij produkti, dhe e shndërruan atë në një tregti fitimprurëse.

Kjo i nxiti të hynin në treg edhe konkurrentët e tjerë kolonialistë të Evropës Perëndimore. Gjithsesi, vetëm Revolucioni Industrial do ta bënte bojën të disponueshme kudo. Boja sintetike nisi të ishte e disponueshme që nga fundi i viteve 1700. Ajo që lidhej deri dje me elitën, ishte tani e disponueshme në sasi të mëdha edhe për shtresat më të varfra të shoqërisë perëndimore.

Ndërkohë bojka kokinel mbeti si një simboli i elitësNjë shembulli tjetër i përdorimit tëtapetit të kuq do të regjistrohej në fillimin e shekullit XIX në Shtetet e Bashkuara. Në vitin1821, Xhejms Monro, presidenti i pestë i SHBA-së, shkeli mbi tapetin e kuq pasi zbriti nga një anije në Karolinën e Jugut.

Në vitin 1922, tapeti i kuq nisi të përdorej në ceremonitë e prezantimit të filmave nëHollivud, dhe konkretisht pëpremierën e Robin HoodNë vitet 1990, tapeti i kuq u bë një koncept dominues i botës së shoubizit