Partia Demokratike do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të PD. Në selinë blu kanë nisur të vijnë deputetët e PD, konkretisht Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Merita Bakiu, Oriola Pampuri, Lindita Metaliaj, Sajmir Koreshi, Kastriot Piroli, Dashnor Sula, Zheni Gjergji, Ervin Salianji, si dhe Selaudin Jakupllari.
Enkeljed Alibeaj: Çështja kryesore do të duhet të ndjekë atë që quhet agjendë parlamentare. Do të trajtojmë edhe çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Janë detyrim për t’u trajtuar. Do i thërrasë për të dëgjuar zërin e të gjithë deputetëve.
Në një mesazh drejtuar deputetëve, Kreu i Grupit, Enkelejd Alibeaj njofton dje se mbledhja do të zhvillohej ditën ne sotme në selinë blu në orën 17:00, mbledhje kjo e para pasi u vendos shkarkimi i tij. Ky njoftim erdhi fill pas deklaratës te deputetit Ervin Salianji, i cili ne nje status ne Facebook e konsideroi të palogjikshme diskutimin e uljes me kryeministrin Rama për zgjedhjen e Presidentit teksa PD ka 3 muaj qe nuk ulet per te diskutuar.










