InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nga deklarimi i dhuratave te kufizimet e punësimit, çfarë përmban Kodi i Etikës për funksionarët e lartë në arsim

4 Maj, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Nga deklarimi i dhuratave te kufizimet e punësimit, çfarë përmban Kodi i Etikës për funksionarët e lartë në arsim

Duke ditur nivelin e ekspozimit të zyrtarëve ndaj risqeve për korrupsion, Ministria e Arsimit ka hartuar një dokument, Plan Integriteti, i cili s’është veçse një paketë rregullash për mënyrën se si duhet të sillen funksionarë të lartë në MAS, nga ministri te drejtorët e përgjithshëm.

Plani i detajuar parashikon të përmbushet në harkun kohor të tre viteve. Do të jetë një person i brendshëm, në cilësinë e koordinatorit të integritetit, që në fund të çdo viti do të vlerësojë nëse institucioni ku bën pjesë i ka përmbushur detyrimet apo kryer detyrat siç duhet.

Dokumenti ofron një qasje për të luftuar korrupsionin dhe sjelljen joetike si dhe një sërë masash që frenojnë sjelljet korruptive brenda institucionit. Ekspertët që kanë hartuar dokumentin (nga MAS dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim) e shohin të nevojshme të ndërgjegjësojnë stafin për çështje të tilla si konflikti i interesave, etika publike, sinjalizimi dhe mbrojtja e sinjalizuesve dhe plotësimi i deklaratave të pasurisë nga zyrtarët publikë.

Për të krijuar atë që e cilëson si “standard të lartë sjelljeje”, MAS ka përcaktuar disa ndërhyrje. Së pari, hartimi i një Kodi Etike që të përfshijë rregulla për procesin e deklarimit dhe pranimit të dhuratave, përfitime të tjera të ngjashme, shpenzime të mbuluara na të tjerët dhe ngritja e një regjistri përkatës për këtë qëllim; rregulla për pranimin e donacioneve/sponsorizimeve, rregulla për veprimtaritë e jashtme dhe deklarimin e tyre; ndalimin e përdorimit të pasurisë dhe burimeve materiale të ministrisë për nevoja vetjake, rregulla për parandalimin e nepotizmit në punësim.

Rregulla për kufizimet e punësimit pas dorëzimit të detyrës për funksionarë të veçantë në institucion. Të gjitha këto vlejnë jo vetëm për aparatin e ministrisë, por edhe për zëvendësministrat, kabinetin, sekretarin e përgjithshëm dhe drejtorin e përgjithshëm. Për monitorimin në vazhdimësi të masave të këtij plani dokumenti kërkon medoemos caktimin e një punonjësi nga institucioni në cilësinë e koordinatorit të integritetit. Plani i Integritetit është një dokument antikorrupsioni për institucionin, që në thelb synon përmirësimin e standardeve të etikës si dhe zhvillimin e mjeteve që nxisin transparencën dhe llogaridhënien e ministrisë.

“Korrupsioni në arsim dhe mungesa e integritetit kanë një ndikim të madh negativ. Ato dëmtojnë cilësinë, efektivitetin dhe besueshmërinë e arsimit, efikasitetin e ofrimit dhe barazinë e mundësive për rininë që është pasuria më e madhe e çdo vendi”, citohet në dokumentin e firmosur në datë 26 prill dhe që për realizimin shtrihet në një periudhë tri vjeçare 2022-2025. Krahas Kodit të Etikës, MAS zotohet të rrisë numrin e punonjësve që marrin pjesë në trajnime apo programe të tjera të zhvillimit profesional e po ashtu edhe të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien, për të cilën thotë se e ka sfidë më vete.

ÇFARË PËRFSHIN KODI I ETIKËS

-Rregulla për procesin e deklarimit dhe e pranimit të dhuratave, përfitime të tjera të ngjashme, shpenzime të mbuluara nga të tjerët dhe ngritja e një regjistri përkatës për këtë qëllim.

– Rregulla për pranimin e donacioneve/sponsorizimeve dhe funksionimin e regjistrit përkatës.

-Rregulla për deklarimin nga ana e zyrtarëve të institucionit të takimeve me lobistë apo grupe interesi dhe ngritjen e funksionimin e një regjistri përkatës.

-Rregulla për veprimtaritë e jashtme dhe deklarimin e tyre.

-Ndalimi i përdorimit të pasurisë dhe burimeve materiale të ministrisë për nevoja vetjake. -Rregulla për parandalimin e nepotizmit në punësim.

-Rregulla për kufizimet e punësimit pas dorëzimit të detyrës për funksionarë të veçantë në institucion sipas përcaktimeve të Ligjit nr.9131/2003

Të Lidhura

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026
5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com