Kryetari në detyrë i PD dhe i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj ka vizituar sot selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhje ka uruar Fiter Bajramin . Në këtë vizitë ai është shoqëruar me nga një grup deputetë të PD.
Në një prononcim për mediat pas kësaj vizite, Alibeaj uroi të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për Fiter Bajramin.
“Ta përqafojmë njëri-tjetrin, e rëndësishme është që t’i ndodhemi afër njëri-tjetrit. Dita e sotme është e nevojshme që të gjithë largohen nga veset e këqija. Më mirë se sa festa e sotme nuk ka moment tjetër për shqiptarët, gëzuar mbarësi për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për besimtarët myslimanë”, tha Alibeaj.











