Nga Marsela Lekli, psikologe
Masakra në Fier ngjarja e ditës së sotme në Roskovec, ku Merashe Hazizi, 30 vjecarja që mbeti viktimë e vrasjes me thikë të vjehrrit të saj për arsye mentaliteti dhe arkaizmi, është alarmi i shoqërisë sonë që dita-ditës zhytet në honet e primitivizmit dhe regresit të saj.
Kjo ngjarje tejet tronditëse për opinionin publik, sjell në vëmendje emergjencën e krijmit të strukturave të posaçme dhe të një legjislacioni adekuat që trajton me prioritet këtë qasje regresive.
Për fat të keq, numri i vrasjeve brenda mureve të shtëpisë ose ndërmjet njerëzve me marrëdhënie farefisnore, kanë shënuar rritje nga viti në vit.
Europa e qytetërimit, sa afër saj dhe sa larg jemi!