Lulzim Basha nuk e ka fikur motorin. Ai ka vijuar bashkëbisedimet në terren dhe kësaj radhe është ndalur në një takim me demokratët dhe qytetarët e degës nr.12 në Tiranë. Më pas ai ka zhvilluar një drekë pune me bashkëpunëtorë të hershëm në parti, intelektualë dhe njerëz me sipërmarrje private, ku spikasin emrat më të njohur të politikë, jetës publike dhe biznesit. Basha ka lënë të kuptohen se nuk dëshiron të jenë publike takimet, por qytetarët pjesëmarrës kanë nxjerrë foto në rrjetet sociale.
Duhet thënë se ky takim vjen vetëm pak orë pasi, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka takuar Enkelejd Alibeaj duke e njohur atë si kryetar të Partisë Demokratike.