InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Një maloke më pak e një racizëm krahinor më shumë – Elona Caslli

3 Prill, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Një maloke më pak e një racizëm krahinor më shumë – Elona Caslli

Nga Elona CASLLI

Atë gjendje që nuk kemi zgjedhur vetë, nuk mund ta konsiderojmë as si meritë dhe as si dështim.’- do të shprehej Kundera në një nga librat e tij.

Me pak fjalë askush nuk zgjedh qytetin ku lind, familjen ku rritet, mbiemrin që mban, apo pamjen fizike që përbëhet nga përzierja e tipareve të dy prindērve. Të gjitha këto përbëjnë një gjendje të paracaktuar për çdo njeri e cila nuk mund të shihet as si meritë dhe as si dështim.Ky shkrim nuk është vetëm për një situatë të caktuar në institucionet e drejtësisë.

Një maloke më pak është mënyrë të menduari në këtë vend për një kategori të caktuar njerëzish.Të lëmë mënjanë çdo trajtë hipokrizie dhe ta shohim në sy të vërtetën.Në shoqërinë tonë lexohen shpesh formulime të llojit: – Mirë t’ua bëjnë malokëve!. Malok hesapi! Erdhën malokët!

Racizmi krahinor është shenjë e një mendësie primitive të kulluar e cila sigurisht mbart njolla nga gjysmë shekulli errësirë ku veçanërisht veriu i vendit u braktis dhe u persekutua sistematikisht.

Kam besuar gjithnjë se në mungesë të argumentit logjik njeriu përdor gjendjet e paracaktuara si argument për të kundërshtuar dikë. Fillon të merret me prejardhjen, me pamjen e jashtme, apo me dimensionin personal të individit që po kundërshton.

Kultura e diskutimit mungon në shoqërinë tonë, pasi ndonëse tingëllon e çuditshme edhe diskutimi kërkon kulturën përkatëse të cilën duhet ta mësojmë çdo ditë si shoqëri, hap pas hapi dhe ditë pas dite. Hapi i parë drejt kulturës së diskutimit është mos të përdorësh si argument gjendjet e paracaktuara të një individi për ta kundërshtuar këtë të fundit.

Thonë se argumentet peshohen dhe nuk numërohen. Gjendja e paracaktuar mund të numërohet, por nuk mbart kurrfarë peshe.
Post Scriptum– Ndaj herën tjetër kur të shqiptoni fjalën ” malok” mendohuni dy herë, pasi teksa shqiptoni këtē fjalë, dëshmoni njëkohësisht mungesën e argumentit dhe mungesën e theksuar të kulturës në diskutim.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026

8 Prill, 2026

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com